MENU
klinika

Aktorja e "50 Shades of Grey"

Regjisori, e mbron apo e “shfrytëzon” Dakota Johnson?!

04.09.2018 - 14:48

Foto që kanë shkaktuar reagime të shumta janë kapur mes regjisorit Luca Guadagnino dhe aktores së famshme të filmit “50 Shades of Grey”, Dakota Johnson, i cila ndodhet për të promovuar filmin e ri ku do të marrë pjesë, të titulluar “Suspiria”.

28-vjecarja ishte pranë aktoreve të tjera dhe regjisorit, Luca Guadagnino. Ky i fundit gati sa nuk preku gjoksin e saj teksa po i jepte direktiva. Mediat e huaja kanë raportuar se nuk ishte e qëllimshme dhe fotografia virale është kapur në një kënd që duket sikur regjisori po e prek.

Sipas “The Sun”, qëllimi i 47-vjecarit ishte që ta mbronte nga fotografët pasi kishte një problem me veshjen. Ndërkohë Dakota nuk ka reaguar ende për këtë ngjarje.

Por sigurisht që reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, duke e akuzuar regjisorin se gjithçka ishte e qëllimshme.