MENU
klinika

Merkato e Superiores

Rekord për Laçin, bën shitjen më të madhe

01.09.2018 - 11:50

Mbrëmë shënoi gol dhe i dha pikë skuadrës së tij, për më tepër në transfertë ndaj Skënderbeut, ndërsa sot vjen lajmi imadh për klubin dhe Myrto Uzunin.

Ishte përfolur prej kohësh se lojtari do të largohej në verë, por atëherë kur nuk e priste askush, beratasi po largohet nga Superiroja. Uzuni u shit për 350 mijë euro. Arka e klubit kurbinas mbushet si duhet.

Klubi i drejtuar nga Pashk Laska ka përfituar shumë të ardhura, si me pjesëmarrjen në Europë, por dhe me shitjen e 23-vjeçarit. Ndërmjetës në këtë marrëveshje ka qenë ish-trajneri i Laçit, Besnik Prenga.

Uzuni Myrto
Uzuni Myrto

Ky i fundit stërviti Uzunin në kohën që drejtoi Laçin për kompeticionet europiane. Prenga ua propozoi drejtuesve të Lokomotivës që e panë me vëmendje alternativën e tij dhe në fund u bindën se ishte i duhuri.

Forma e mirë e Uzunit në kampionatin e fundit, por dhe në fillimin e këtij edicioni e ka bërë më të lehtë kalimin në Kroaci. Presidenti Pashk Laska po mundohet që të gjejë zëvendësuesin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN