MENU
klinika

Nga vala e re e emigrimit?

Remitancat rriten përsëri, 331 mln euro në 6 muaj

10.09.2018 - 13:38

Dërgesat e emigrantëve u rritën përsëri në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e remitancave arriti në 182 milionë euro, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë. Për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 331 milionë euro, 11% më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2017.

Megjithëse shifrat janë larg pikut prej 950 milionë eurosh në vit që regjistrohej një dekadë më parë, rritja e dërgesave të emigrantëve në vitet e fundit është një zhvillim deri diku i papritur. Kjo mund të shpjegohet me përmirësimet e lehta në ekonomitë ku janë vendosur emigrantët shqiptarë. Gjithashtu, rritja mund të lidhet kryesisht me kthimin përfundimtar të shumë shqiptarëve nga emigrimi, kthim i shoqëruar edhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre jashtë vendit.

Një faktor tjetër, po aq i rëndësishëm, mund të jenë valët e reja të emigracionit që kanë prekur Shqipërinë, sidomos pas heqjes së vizave me Bashkimin Europian. Statistikat demografike kanë treguar një rënie graduale të popullsisë dhe rritje të emigracionit. Nëse emigrantët e viteve ‘90 e kanë ngritur jetën jashtë vendit dhe i kanë ulur gradualisht lidhjet me Shqipërinë, emigrantët e rinj kanë krijuar ura të reja, që, mes të tjerash, kanë sjellë edhe rritje të flukseve të remitancave. Kjo mund të jetë një hipotezë që shpjegon rikthimin e papritur të rritjes së remitancave gjatë viteve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


223 mln euro në tremujorin II

Bien investimet e huaja


Nga Rruga e Arbrit, hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, aeroportet e reja

Synimet e Qeverisë për infrastrukturën dhe legalizimet

The Economist/ Kostoja ekonomike e shpërthimeve të fundit të covid-19

Kina i ka në dorë, kovidin dhe zhvilluesit e pronës

Financial Times/ Mungesat e komponentëve kanë shtrydhur industritë

Nëse do më shumë prodhim BE duhet të ofrojë 20 miliardë euro

Si do mbështetet bujqësia në mandatin e tretë?

Qeveria jep 70 milionë euro për naftën e 0 TVSH

"Jo tërheqjes së nxituar të politikave stimuluese"

Sejko: Sektori bankar lehtësoi rimëkëmbjen