MENU
klinika

Aksioni i policisë

RENEA dhe FNSH ‘rrethon’ Krujën, arrestohet i forti në Nikël

12.09.2018 - 09:36

Forcat RENEA, FNSH dhe policia po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës. Operacioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit të sotëm, një zonë kjo e njohur me problematika të mëdha kriminale.

Policia po kryen kontrolle në banesat e disa personave të cilët janë të njohur si grupi i Niklës. Në krye të operacionit mësohet se është drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Po ashtu në operacion janë përfshirë edhe snajpera për të parandaluar ndonjë reagim nga personat e kërkuar nga policia.

Vetë strukturat e policisë së shtetit do të dalin në një deklaratë në orët në vijim për të bërë të ditur se çfarë kanë arritur të gjejnë në banesat e të ashtuquajturve “të fortët” e Niklës.

Nikla njihet për disa ngjarje të bujshme, mes të cilave edhe rrëmbimi i Enver Stafukës, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Disa ditë më parë, forcat e policisë ishin në një aksion në Shkodër ku u ndaluan disa persona dhe më pas nga gjykata u lanë me 30 ditë arrest me burg dhe arrest shtëpie.

Aksioni është në vazhdim dhe nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë apo janë arrestuar persona.

Kjo zonë është problematike, pasi kanë ndodhur disa ngjarje kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



VOA: S’ka shpresë që çështja mund të shkojë drejt zgjidhjes

‘Venecia’ për mandatin e Olta Xhaçkës/ “Mazhoranca dhe opozita, lexime të kundërta!”

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë