MENU
klinika

Kantieret e kulturës në Gjirokastër

Përmet/ Restaurohet Ura e Katiut

24.09.2018 - 11:31

28 të rinj nga 6 vende të Ballkanit janë duke punuar për restaurimin e Urës së Katiut, një vepër unikale për mënyrën e ndërtimit të saj dhe moshës që ka, pa harruar sigurisht që ajo është pjesë e listës së monumenteve në vendin tone.

Ura e Katiut është ndërtuar në vitin 1700 dhe është e lartë gati 7 metra, me një gjatësi kalldrëmi të shtruar rreth 30 metra linearë.

Kjo vepër është ndërtuar e gjitha në gur dhe është një prej veçorive që tërheq vëmendjen e kujtdo që viziton këtë zonë, të Përmetit, që njihet edhe nëpërmjet Kanionit të Langaricës por edhe Banjat e Bënjës të cilat janë aq të njohura për ujrat termale kurative.

Historia

Ura e Katiut është konsideruar një domosdoshmëri ndër vite për këtë zone, pasi ka shërbyer si e vetmja mundësi komunikimi me Bënjën dhe Delvinën e Shqerisë, ndërsa ajo është ndërtuar në brigje shkëmborë dhe ka një kompozim të vecantë arkitektonik.

Ajo është e përbërë nga disa harqe, modele të cilat nuk janë të panjohura në vendin tone,ndërsa një ngjasi të madhe ka me Urën e Tabakëve në kryeqytet, të cilat sipas specialistve mendohet të jenë ndërtuar kryesisht me llac dhe gur gëlqeror.

Për cdo vizitor ngelet e pashmangshme shkrepja e blicit të aparatit fotografik mbi këtë urë e stilit otoman, që gërshetohet më së miri me natyrën, ujrat termale, kanionin e Langaricës, qetesinë dhe ajrin e pastër që ka kjo zonë.

Ujrat termale të Bënjës

Konsiderohen një nga resurset natyrore nga më te rrallat në vendin tone.

Burimet jane natyrore, jo të mbledhura apo të kanalizuara.

Në zonë janë 6 vaska të vogla, të cilat falë ndërhyrjes për përmirësimin e kushteve që duhet të ofrojnë sot ngjasojnë me liqene natyrore me vlera e bukuri të rralla.

Secila prej këtyre vaskave ka temperaturë që varion nga 25-28 gradë Celcius dhe përdoren për trajtimin specific në bazë të cilësimit krativ që rrjedh: reumatizëm,sëmundje dermatologjike, akne, gastrit e mjaft të tjera, ndërsa në një prej vaskave “pacientët” mund të mbledhin baltë adapte apo argjil për trajtimin e lëkurës.

Referuar vlerave të zonës padyshim që përkujdesi nga autoritetet përgjegjëse sigurisht që duhet të ishte më i hershëm, pasi konsiderohet një vend sa historik e me vlera por aq edhe kurativ, ku numri i qytetarëve që i drejtohen këtyre ujrave termalë, është mjaft i lartë dhe po rritet nga viti në vit.

Ndërhyrja që po kryhet aktualisht pranë Urë së Katiut po shoqërohet edhe me punimet e tjera që po kryhen pranë Urës së Kordhocës në Lazarat, edhe ky monument kulture, ura e Nivanit në Zagori, ndërsa pritet që së shpejti të nisin edhe restaurimet në Urën e Golikut në Kolonjë.

Për grupin e punës këto nuk konsiderohen vetëm punime por edhe një shkollë, kjo referuar faktit se ndërhyrjet po kryhen nga restauratorë të rinj, nga vende të ndryshme të Ballkanit të cilët udhëhiqen nga mjeshtrat shqiptarë.

Kampi Rajonal i Restaurimit po kryen punime edhe pranë ish-banesës së Eqerem Çabej në Gjirokastër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Rama ndan pamjet e atmosferës festive

Saranda ndez dritat e festave!

Bashkia, njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Vlora në pritje të reshjeve të dendura

Sa do paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse