MENU
klinika

I përgjigjet PD-së

Rezoluta e KiE për pronat, Gjonaj: Vendimi, përgjigje për opozitën

23.09.2018 - 18:10

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.

Në një reagim në twitter, ajo përshëndet vendimin e KiE, ndërsa shprehet se kjo rezolutë vjen si përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët.

“Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje  politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim.

Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që vec retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët”, shkruan Gjonaj në “Twitter”.

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë

U pyet për hetimin ndaj çiftit Meta-Kryemadhi?

Gazetarja Lala zbardh detaje nga thirrja në SPAK e Ralf Gjonit