MENU
klinika

Vjen konfirmimi

Richard Gere, 69 vjeç, por do bëhet baba!

17.09.2018 - 12:27

Martesa, e treta për legjendën e hollivudiut, prillin e shkuar dhe tani Richard Gere pritet të bëhet sërish baba, në moshën 69-vjeçare për të dytën herë.

Bashkëshortja, Alejandra Silva, 35 vjeçe, është shtatzënë, dhe këtë e ka konfirmuar këtë të diel. Bashkëshortja e postoi lajmin në Instagram për ta ndare gëzimin e pamatë të çiftit me 30.000 ndjekësit e saj në rrjetin social.

Fotoja shoqëruese ishte tepër speciale: Në të shihet sesi Richard dhe Dalai Lama i përkëdhelin barkun publicistes spanjolle

Aktori ka një fëmijë 18 vjeç, të pasur nga marrëdhënia me gruan e dytë, aktoren Carey Lowell. Alejandra Silva është një biznesmene e re, shumë e famshme prej shumë kohësh e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Pas martesës (të kryer në bashki) në Madrid, aktori kishte deklaruar: “Jam martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të përkushtuar në fushën sociale, zbavitëse, të duruar dhe e aftë për të falur…”. Alejandra ka edhe një fëmijë 6 vjeç nga një martesë e mëparshme.

Gare ka qenë i martuar më parë me topmodelen Cindy Crawford, nga 1991 al 1995-ën dhe me aktoren, Carey Lowell nga 2002 deri më 2016-ën. Me gruan e tretë jeton mes SHBA-ve dhe Madridit.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain