MENU
klinika

Më në fund!

Rihapet Biblioteka “Thimi Mitko”

21.09.2018 - 17:32

Për ndërtimin e saj u hodhën themelet më 1921 nga filantropi i shquar Korçar Thimi Mitko me kontributin e paçmuar të bashkëshortes së tij.

Fillimisht biblioteka ishte një bashkë-realizim i këtij bamirësi me anëtarë të qeverisë së atëhërshme të Francës, miq dhe aleatë të Korçës e më pas kaloi në administrimine plotë të shoqërisë “Vatra”.

“Që djalëria korçare të lerë kafenetë dhe t’i rikthehet librit” është mesazhi që ka qendruar për afro 1 shekull i gdhendur në pllakë mermeri në hyrje të bibliotekës. Fillimisht ka pasur një fond librash të dhuruar nga familja Mitko, miq dhe artdashës të qytetit dhe më pas me aleancën franceze u shtuan botime të reja në gjuhën frënge.

Në vitet e para ky fond arrinte në rreth 27.000 libra, më pas me kontributin francez arriti të kapte shifrën 30.000. Më 1975 për shkak të ndërhyrjes së Vatrës së Kulturës në Korçë, biblioteka u vendos në një tjetër pronë të familjes bamirëse, përballë Shtëpisë së oficerëve.

Aty do të ishte rezidenca deri më 2017, kur u transferua në një tjetër godinë . Në korrik të vitit të kaluar Bashkia Korçë miratoi projektin për rikonstruksionin e saj, projekt ky i cili u zhvillua në dy faza. Tashmë faza e parë ka përfunduar dhe i gjithë ambient i brendshëm i bibliotekës (salla e leximit, sporteli , raftet etj ) janë bërë gati për të mirëpritur lexuesin korçar.

Momentalisht pritet të përfundojë brenda pak javësh edhe pjesa e jashtme e saj që përbën fazën e dytë të projektit dhe më pas e gjithë biblioteka e cila, ishte transferuar në Bibliotekën e Fëmijëve do të hapë dyert për artdashësit.

Biblioteka ka sot në pronësi çdo gjini letrare dhe jo letrare, madje zotëron edhe dokumenta nga arkivi qendror, fotografi, filmime etj, të cilat do të jenë të vendosur në pjesën e teknotekës së saj.

L.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekt infrastrukturor

Gati qyteti më i ri i fëmijëve