MENU
klinika

“Tha Carter V”

Rikthehet Lil Wayne, të premten albumi i ri

27.09.2018 - 18:40

Ylli i hip hip, Lil Wayne pritet të rikthehet fuqishëm, teksa të premten do të publikojë albumin e ri “Tha Carter V”.

Pas një pritje të gjatë, Weezy ka dhënë njoftimin në llogarinë e tij në “Instagram”, se albumi i ri do të publikohet më 28 shtator, kur është edhe ditëlindja e tij e 36-të.

Gjithmonë ju jap më të mirën time, por në këtë album, ju jap më shumë se sa veten time”, u shpreh shkurt Lil Wayne për këtë album.

Albumi ishte parashikuar të publikohej më 21 shtator, por u shty që për shkak të mosmarrëveshjeve me Cash Money.

“Tha Carter V” është albumi i parë i Lil Wayne që nuk do të ketë logon e “Cash Money”.

Tha Carter V Lil Wayne
Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?