MENU
klinika

Një jetë në skenë

Rikthehet mjeshtri i madh i humorit Sandër Ruçi

18.09.2018 - 16:20

Edhe pse jeton prej disa vitesh në Florida të SHBA, aktori i njohur shkodran i humorit, Sander Ruçi, anjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij të lindjes. “Mjeshtri i madh” ketë fillim shtatori vjen në Shkodër me një show humoristik në teatrin “Migjeni”. Aktori i cili ka luajtur në mbi 250 role tregon për Konica.al se si nisi karriera e tij dhe si u bë pjesë e të famshmes “Estrada e Shkodrës”.

“Që i vogël isha një djalë i komunikueshëm shumë dhe i shkathët. Në kohën e komunizmit, kishte më shumë organizime dhe jeta kulturore ishte më e pasur. Unë u bëra pjesë e festivaleve të estradës amatore dhe aty me pikasen. Ishte themelues i estradës profesioniste të Shkodrës, Paulin Sekuj I cili më kontaktoi fillimisht. Unë debutova në vitin 1973, në estraden e N.T.U-së.”

Pas shumë roleve në rini me estraden amatore, Sandri në moshën 23 vjeçare do të përformonte edhe në tempullin e artit dhe kulturës, në teatrin “Migjeni”.

“Për çdo njeri, çdo eveniment që troket për herë të parë në jetën e tij, mbahet gjatë në kujtesë. Isha vetëm 23 vjeç, kur regjisori Sekuj më besoi në interpretimin tim të parë, rolin e konferencierit në premierën “Fllad Pranveror”. Materiali përmbante shumë tekst, ku unë duhet të komunikoja me personazhe që i kushtoheshin kohës së Zogut, të cilat interpretoheshin nga Tano, Paulini, Katrina, Hasani dhe Biku. Ky rol më dha duartrokitjet e para nga publiku, i cili më shihte për herë të parë në skenë”: tregon “Mjeshtri i madh”.

Ai ndalet më tej tek emocionet e shumta që kishte në skenë kur përkrah kishte korifenjtë ë humorit shqiptar, Tano Banushin, Paulin Preken, Zyliha Milotin, Katerina Bigen, Bep Shiroken, Zef Deden, Gëzim Krujen etj. Sandri nuk është ngjitur në skenen e teatrit “Migjeni” vetem si aktor por në këto 40 vite edhe si regjisor e skenarist.

“Rolet e interpretuara në skenë e kalojnë shifrën 250, ku njëherësh kam vënë në skenë mbi tridhjetë premiera të ndryshme, rolet e mia më të dashura i kam arkivuar në skeçet: “Kena harru babën”, “Tavolinat”, “Shqipëria po ndryshon”, “Dhëndëri nga Amerika”, ”Nusja e Sadit”, “Gjyqi në mungesë”, “A doni të shpëtoni Dajën?” etj. Mes aktorit, regjisorit e skenaristit, do të thosha se ana regjisoriale kërkon më tepër përkushtim e krijimtari të një niveli të lartë ideo-artistik, prandaj me duket pak më e veshtirë”

Sandri i cili prej shume vitesh jeton në Amerikë, ku edhe atje ka organizuar dhjetra shfaqje, vjen në këtë fillim Shtatori me një Show për të gjithë dashamirësit e tij. “Turbo Shoë” mbledh me 19-20 Shtator emrat më të mëdhenj të humorit, këngëtarë të vjetër e të rinj të Shkodrës.

“Largësia me Shkodrën krijon në mes një mall për qytetin dhe për njerëzit prandaj vendosa të sjell këtë shfaqje. Do të ketë humor, muzike, art, kulture dhe shumë surpriza. Me humor dhe ironi do të trajtojmë çështjen e Europës dhe Shqipërise, negociatat, refuzimin etj. Ne jemi mijera vjeçarë pjesë e Europës por ne jemi jashtë saj. Do të ketë edhe një tragji-komedi për rënien nga kategoria të krenarisë së futbollit Shqiptar, Vllaznisë. Më shume detaje nuk po tregoj pasi ju ftoj të jeni të pranishëm në teatrin “Migjeni”.

Pavarësisht se është larg Shqipërise, Sandri thotë se sot është në kulmin e karrierës, pasi ende jep shfaqje e koncerte të ndryshme, në SHBA, Kanada, Angli, Itali, Maqedoni, Greqi, Kosovë etj.

Përgatiti: K.ZH

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?