MENU
klinika

Ishte “zhdukur”

Rishfaqet Ariana Grande në krahët e të fejuarit

18.09.2018 - 22:09

Ariana Grande u rishfaq për herë të parë që pas vdekjes së parakohshme të ish-të dashurit të saj, Mac Miller.

Këngëtarja 25-vjeçare u fotografua në një gjendje aspak të mirë psikologjike, të paktën në dukje, në Nju Jork të hënën me të fejuarin e saj Pete Davidson, 24 vjeç.

Ariana ishte zhdukur nga sytë e publikut, duke lënë mënjanë edhe Emmy Awards të hënën, që pas vdekjes së reperit 26 vjeçar, i cili u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Kaliforni më 7 shtator.

Ekspertiza për vdekjen e Mac Miller ende nuk ka dalë, por nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se reperi vdiq si pasojë e mbidozës.

Mediat rozë shkruan pas ndarjes nga jetë të tij, se një natë më parë, ai kishte festuar së bashku me shumë miqtë në shtëpi, ndërsa në mëngjes ishte një prej miqve të tij që lajmëroi se Miller nuk ndihet mirë.

Shumë kritika pati edhe ndaj këngëtares Ariana Grande nga fansat e reperit, të cilët e kryqëzuan atë, duke i thënë se nuk i ka qëndruar në krah dhe ajo është një nga shkaktaret e vdekjes së tij.