MENU
klinika

Jeremy Meeks

Rishfaqet “krimineli më i bukur në botë”

27.09.2018 - 15:23

Jeremy Meeks, aktualisht cilësohet si një ndër meshkujt më të bukur në botë, por e kaluara e tij ka qenë jo fort e mirë. Ai u bë i njohur në kohën kur vuante dënimin në burg për disa çështje të të kaluarës së tij.

Në kohë kur vuante dënimin, Jeremy ishte i martuar, ndërkohë që pas famës që mori ai u nda nga bashkëshortja me të cilën ka dy fëmijë dhe u fejua me trashëgimtaren e Top Shop, Chloe Green.

Që prej periudhës së burgut, jeta e tij ka ndryshuar rrënjësit. Ai u bë pjesë e pasarelave, ndërsa prej 3 muajsh është bërë sërish baba me bashkëshorten e tij të re Chloe Green.

Por gjatë kohëve të fundit, ai i kishte munguar mediave rozë, ndërsa është fotografuar një ditë më parë në krah të Chloe në një event të zhvilluar në Monte Karlo, ku dukeshin më të dashuruar se kurrë më parë.