MENU
klinika

Veshja e tradhton

Rita Ora guxon, por e pëson!

06.09.2018 - 16:32

Rita Ora, përveçse një këngëtare me famë botërore, ajo është kthyer edhe një nga ikonat e showbiz-it botëror, duke rrëmbyer vëmendje kudo ajo shkel.

Gjithashtu, Rita Ora njihet edhe për eksperimentet me veshjet e saj në evente të rëndësishme dhe një gjë të tillë e bëri edhe mbrëmjen e kaluar në festën e GQ Awards.

Ajo mbërriti në tapetin e kuq me një veshje transparente, duke rrëmbyer menjëherë vëmendjen e të pranishmëve, por edhe të fotografëve të shumtë që ndodheshin në një event të tillë.

Megjithatë, për Ritën jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi ajo është përballur me një situatë paksa të sikletshme.

Ndërsa ecte, asaj i është shqepur fustani duke ekspozuar gjoksin e saj akoma më shumë. Rita u mundua që të mbante pjesën e shqepur të fustanit me dorë për të mos zbuluar akoma më shumë nga asetet e saj.

Por edhe pse në një situatë të tillë, Rita ja doli që edhe këtë event të ishin në krye të personazheve që rrëmbyen vëmendjen me veshjet e tyre.

Ndërkohë për t’u theksuar ishte fakti që Dua Lipa arriti të rrëmbente çmimin e “Artistes së vitit” në GQ Awards.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN