Rita Ora është rikthyer tepër aktive kohët e fundit në muzikë, duke publikuar këngën e saj të fundit “Let You Love Me”, e cila do të jetë pjesë e albumit të dytë të këngëtares që do të publikohet në muajin nëntor.
Por Rita duket se nuk është e përqendruar vetëm në muzikë, duke mos lënë pas edhe jetën e saj private.
Prej kohësh, mediat rozë shkruanin se Rita nuk ishte në një lidhje, ndërsa një ditë më parë është raportuar se këngëtarja me origjinë shqiptare prej javësh është në krahët e Chris Brown, ish i dashuri i Rihanna-s.
Sipas MTO News, është konfirmuar se dy këngëtarët janë çift. Ata u filmuan dje gjatë gjithë natës së bashku në një parti në Milano. Rita dhe Chirs morën pjesë në disa shfaqje në Javën e Modës në Milano dhe më pas u zhvendosën në një klub ku kërcyen dhe pinë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.