MENU
klinika

Tenisti zviceran

Roger Federer surprizon me deklaratën e tij

28.09.2018 - 11:14

Pas përfundimit të turneut të Laver Cup, tenisti zviceran Roger Federer ka bërë me dije se karriera e tij mund të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera, pavarësisht se është 37 vjeç dhe nuk mund të luajë gjithnjë.

“Për fat të keq, kam shumë dëshirë të luaj kudo, por nuk kam mundësi. Në radhë të parë, nuk luaj dot se kam 4 fëmijë. Së dyti, trupi im nuk ma lejon të luaj gjithnjë. Së treti, çdo programacion që bëj i përshtatet edhe përgatitjes time mendore”, – tha Federer.

Fituesi i 20 grand slame, më tej shtoi: “Pjesa më e vështirë është se do të luaj në pak turne nga viti në vit dhe kur luan me pikatore bëhesh më vulnerabël. Ndaj në këtë pikë stërvitja është e rëndësishme, pasi dua që ato të jenë cilësore. Nëse arrij të ruaj këtë ekuilibër, atëherë mund të luaj ende edhe për shumë vite. Por nëse gaboj, mund të dëmtohem dhe të humbas shumë ndeshje dhe kjo është një spirale e keqe”.

Roger Federer us open
Roger Federer us open

Federer, numri 2 në botë, i trembet më së shumti një dëmtimi në moshën e tij: “Rikuperimi nga një dëmtim tani kërkon më shumë kohë. Nëse dje një dhimbje pas një ndeshje mund të zgjaste 3 ditë, sot zgjat 6. Ndaj duhet të tregohem më dinak për të menaxhuar situatën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN