MENU
klinika

Goli më i bukur

Ronaldo kundër Salah për çmimin “Puskas”

29.09.2018 - 13:06

Mohamed Salah mori çmimin “Puskas”, golit më të bukur të sezonit, një vlerësim që bëhet nga FIFA. Por sipas yllit portugez Cristiano Ronaldo, goli i tij kundër Juventusit është goli më i bukur në historinë e Champions League, e jo më goli më i bukur i sezonit.

Në një video live në Instagram, Kristiano Ronaldo është pyetur nga fansat e tij për këtë pjesë dhe portugezi tha: “Salah? Gol i bukur. Po goli im me roveshatë? Hajdeni pra çuna, bëhuni seriozë. Goli im, vetëm goli im e meritonte çmimin.

Por nuk jam aspak i mërzitur. Disa herë fiton, disa herë humbet. Unë kam qenë në majë për 15 vite. Jam i lumtur me arritjet e mia”,- u tha Ronaldo fansave të tij në videon live.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN