MENU
klinika

Në krah të Lovato

Sakrifikon gjithçka për ish-të dashurën

20.09.2018 - 17:19

Demi Lovato për pak sa nuk humbi jetën rreth dy muaj më parë nga mbidoza, ndërsa tashmë këngëtarja ka nisur rehabilitimin.

LAS VEGAS, NV – SEPTEMBER 18: Singer Demi Lovato (L) and actor Wilmer Valderrama attend the 2015 iHeartRadio Music Festival at MGM Grand Garden Arena on September 18, 2015 in Las Vegas, Nevada. (Photo by John Shearer/Getty Images for iHeartMedia)

E gjendur në një situatë të tillë edhe pse ka pasur mbështetjen e shumë personave, njëri ka qenë i veçantë dhe po ndihmon shumë në rikthimin në normalitet të yllit të muzikës.

Ai është Wilmer Valderrama, ish i dashuri, i cili ka qenë pranë saj edhe kur u transferuar nga një qendër rehabilitimi tek një tjetër me programe të veçanta. Demi ka disa kohë që është zhvendosur në një qendër në Chicago dhe Wilmer ka shkuar në ditët e vizitave për ta takuar. Disa persona i kanë parë shpesh herë të takohen në lokale dhe filluan spekulimet se janë sërish në një lidhje dashurie.

Asgjë nuk është konfirmuar ende, por diçka dihet me siguri. Wilmer ka sakrifikuar çdo gjë për të qenë pranë Demi në këtë periudhë të vështirë që mund të rrezikonte jetën.