MENU
klinika

Prindër ndërgjegjësohuni!

S’do që fëmija të humbasë dëgjimin? Kije parasysh këtë!

28.09.2018 - 20:29

Mbikëqyrja e shëndetit të dëgjimit, fillon që me lindjen e fëmijës. Humbja e dëgjimit është anomalia më e shpeshtë e lindur te fëmijët. Mesatarisht 1-3 fëmijë lindin plotësisht të shurdhër, ndërsa shumë të tjerë lindin me shkallë më të lehta të shurdhësisë. Të tjerë pësojnë dëmtime në dëgjim gjatë viteve të para të fëmijërisë.

Sa lloje të dëmtimit të dëgjimit janë?

Fjala “dëmtim i dëgjimit” përdoret kur një person nuk mund të dëgjojë mirë. Fëmijët kanë paaftësi të dëgjimit kur kanë vështirësi të dëgjojnë bisedën, ose të kapin shumë tinguj. Fëmijët kanë nevojë për dëgjim të mirë që të zhvillojnë të folurin dhe të dëgjojnë për të mësuar. Fjala “shurdhësi” ose shprehja një person është “i shurdhër” kupton kur nuk mund të dëgjojë aspak.

Nga çfarë ankohen personat që kanë dëmtime të dëgjimit?

Ajo që këta persona përjetojnë është e ndryshme, por ankesat më të shpeshta janë këto:

-Personi ka vështirësi të dëgjojë të folurit gjatë bisedës;

-Personi ka vështirësi të dëgjojë tinguj/zhurma të larta;

-Personi mundet të dëgjojë disa fjalë nëse ato i fliten në vesh me zë të lartë;

-Personi nuk mund të dëgjojë as fjalët që i flasin me zë të lartë në vesh;

-Personi nuk mund të dëgjojë asnjë fjalë dhe arrin vetëm të lexojë buzët, ose gjuhën me shenja për komunikim (dëmtim i thellë) është shurdh, quhet shurdhësi.

A ka ndryshime midis llojeve të ndryshme të dëmtimeve të dëgjimit?

Dëmtimi konduktiv i dëgjimit

Ky term përdoret kur problemet që shkaktojnë dëmtimin e dëgjimit janë në kanalin e jashtëm të veshit, ose në veshin e mesëm. Pra, është e vështirë që tingujt të përcillen nëpërmjet veshit të brendshëm. Problemi shpesh korrigjohet me trajtim, ose nëse nuk mundet pacienti mund të ndihmohet duke mbajtur një aparat ndihmës dëgjimi.

Dëmtimi i dëgjimit sensor- nervor

Kjo nënkupton se problemi lidhet me dëmtimin në koklea, në nervin e dëgjimit ose ndonjëherë në të dyja. Dëmtimi shkaktohet nga pjesa “sensore“ që lidhet me koklenë që është një “organ shqisor” dhe pjesa “nervore” që vjen nga nervi dëgjimit. Aparatet ndihmëse mund të përdoren për të ndihmuar me dëgjimin.

Po te fëmijët çfarë pasojash sjell dëmtimi i dëgjimit?

Ka katër mënyra madhore si ndikon te fëmijët humbja e dëgjimit:

-Vonesë në zhvillimin e aftësive receptive dhe ekspresive të komunikimit (të folurit dhe gjuha);

-Mangësitë e gjuhës shkaktojnë probleme të mësuari që mund të sjellin ulje të rezultateve në shkollë;

-Vështirësitë e komunikimit shpesh sjellin izolim social dhe vetëvlerësim të ulët te fëmija;

-Kjo mund të ketë impakt në zgjedhjet vokacionale/prirjet e fëmijës;

-Fjalori zhvillohet më ngadalë te fëmijët që kanë humbje dëgjimi;

-Hendeku midis fjalorit të fëmijëve me dëgjim normal dhe ato me humbje dëgjimi thellohet me moshën;

-Fëmijët me humbje dëgjimi nuk arrijnë të zhvillohen pa ndërhyrje dhe ndihmë;

-Fëmijët me humbje dëgjimi kuptojnë dhe prodhojnë fjali më të shkurtra dhe të thjeshta se fëmijët me dëgjim normal;

-Fëmijët me humbje dëgjimi shpesh kanë vështirësi në të kuptuarit dhe shkruarit e fjalive komplekse;

-Fëmijët me humbje dëgjimi shpesh nuk mund të dëgjojnë fjalët që përfundojnë me disa bashkëtingëllore si ato me s, e, t. Kjo sjell keqkuptimin dhe keqpërdorimin e foljeve, shumësit, mos dallimin e emrit nga folja, pronorëve, etj;

-Fëmijët me humbje dëgjimi mund të mos dëgjojnë zërat e tyre ndërsa flasin;

-Ata mund të flasin me zë shumë të lartë, ose të ulët;

-Fëmijët me humbje dëgjimi kanë vështirësi në të gjitha fushat e arritjeve akademike, në veçanti të lexuarit dhe konceptet matematikore;

-Fëmijët me humbje të lehtë dhe të moderuar të dëgjimit mesatarisht arrijnë një deri katër klasë më poshtë se moshatarët e tyre me dëgjim normal deri kur ndodh manaxhimi përshtatshëm;

-Fëmijët me humbje të rëndë dëgjimi zakonisht arrijnë aftësi jo më të larta se niveli i klasës së tretë dhe të katërt nëse nuk bëhen më herët ndërhyrjet e përshtatshme edukuese.

Hendeku në arritjen në shkollë midis nxënësve me dëgjim normal dhe ato me humbje dëgjimi zakonisht thellohet ndërsa përparojnë në shkollë. Niveli i arritjeve lidhet me përfshirjen e prindërve, sasinë, cilësinë dhe kohën për të mbështetur shërbimet që marrin fëmijët.

Fëmijët me humbje të rëndë dëgjimi shpesh në shkollë ndjehen të izoluar, pa miq, të palumtur, në veçanti në shoqërizimin me fëmijët e tjerë që kanë humbje dëgjimi. Këto probleme sociale duken më të shpeshta te fëmijët me humbje dëgjimi të lehta, ose mesatare sesa te ato me humbje të thellë.

Çfarë mund të bëjmë?

Vetëm ekzaminimi i hershëm i dëgjimit pas lindjes nuk i shkakton fëmijës tuaj pasojat e mësipërme. Kijeni parasysh!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN