MENU
klinika

Vitet e zhvillimeve

Sektori i ndërtimeve pëson rritjen më të madhe ndër vite

24.09.2018 - 09:41

Sektori i ndërtimit që nga viti 2008 ka pësuar rënie sistematike deri në 2014-ën, por mesa duket të dhënat tregojnë që vitin e kaluar ky sektor u rrit vitin e kaluar me ritmet më të larta.

Sektori i ndërtimit mbështetur në të dhënat zyrtare nga INSTAT u zgjerua me 10.4% më 2017. Ritmet e rritjes në raport me vitin 2016 u trefishuan, duke ju afruar trendit të pas vitit 2005.

Vitet 2000-2005, ishin kulmi i rritjes së ndërtimeve ku sektori u zgjerua mesatarisht me 30 për qind në vit, kryesisht prej zgjerimit me ritme të shpejta të kryeqytetit.

ndertime-tirane konica.al
ndertime-tirane konica.al

Mundësitë për të azhornuar fondet e lira në ekonomi u kufizuan, pas krizës së vitit 2008.

Pas vitit 2012 vëmendja e bizneseve për investime uzhvendos nga ndërtimi drejt sektorëve të tjerë si energjia dhe bujqësia, si pasojë e mungesës së financimeve nga bankat dhe rënies së konsumit.

Mirëpo kostot për shkak të mungesës së zinxhirit mbështetës dhe copëzimi i lartë i tokës bujqësore i ka bërë shumë shpejt këto investime jo fisibël, duke e rikthyer edhe njëherë fondet e lira në ekonomi drejt sektorit të ndërtimit.

Nga ana tjetër Shqipëria ka ende plot burime natyrore të pashfrytëzuara dhe sektorë ende të pamaturuar që paraqesin mundësi. Por llogaritë e momentit nuk është se japin shumë alternativa për fitime.

ndertimet-ne-tirane konica.al
ndertimet-ne-tirane konica.al

Teksa sektori i ndërtimit po rikthehet në territorin e rritjes, në ndryshim me periudhën para 2018, nuk po financohet nga kredia bankare.

Në rast të shfryrjes së çmimeve nga mbioferta për banesa bankat janë të mbrojtura pasi nuk janë financuesit kryesor të sektorit, por individët që kanë investuar në pasuri të paluajtshme janë të ekspozuar ndaj rënies së vlerës.

Në raport me fundin e 2017-s, huaja për ndërtimin për bizneset e kryeqytetit ka rënë me 4.1% ne 6-mujorin e parë 2018

Në të kundërt, lejet e ndërtimit kanë vijuar të rriten me vrull në gjithë vendin, sidomos në kryeqytet

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2018.

Sektori po shkon përkundër zhvillimeve të parakrizës së vitit 2008, kur sektori financohej nga kredia.

Legalizim konica.al
Legalizim konica.al

Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në vitet 2005-2008, kredia në sektorin e biznesit për ndërtimin shënoi një rritje vjetore më shumë se 50% në vit, shkruan “monitor”.

Pikërisht nga kreditimi i lartë që pësoi sektori i ndërtimit, rënia e mëvonshme krijoi problematikë në banka, pasi pjesa më e madhe e kredisë së keqe ishte pikërisht nga kompanitë e ndërtimit.

Lidhur me sektorët kryesorë të ekonomisë, sektori i ndërtimit ka shënuar ritmin më të shpejtë të rritjes së kredive me probleme, duke arritur në 29.6% në qershor të vitit 2012, nga 7.6% në fund të vitit 2008.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN