MENU
klinika

Beteja tregtare

SHBA aplikon tarifat e reja kundrejt Kinës

24.09.2018 - 12:44

Aplikimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj mallrave të Kinës, ka nisur të hënën, duke e bërë kështu masën më të madhe në luftën e përshkallëzuar tregtare mes dy superfuqive ekonomike.

SHBA ka vënë tarifa në vlerë 200 miliardë dollarë për produktet kineze, në fuqi që nga mesnata me orën lokale të Kinës.

Nga ana tjetër, Kina është hakmarrë duke vendosur tarifa shtesë në vlerë të 60 miliardë dollarëve kundrejt mallrave amerikane.

SHBA-ja ka nisur “luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike”, sipas autoriteteve kineze.

Tarifat amerikane kanë prekur produktet kineze në vlerë të 250 miliardë dollarëve.

Në këtë mënyrë, gjysma e të gjitha importeve të Kinës në SHBA, tani janë subjekt i tarifave.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se me anë të këtyre tarifave kërkon të ndalojë “transferimet e padrejta të teknologjisë dhe pronave intelektuale amerikane drejt Kinës”.

tarifat e reja konica.al
tarifat e reja konica.al

Si dhe, me këtë mënyrë të vepruari, tenton dhe mbrojtjen e vendeve të punës.

Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, premtoi se SHBA do të dalë fitimtare në çdo luftë tregtare me Kinën.

“Ne do ta detyrojmë Kinën të sillet në mënyrën e duhur.

Nëse do të bëhesh fuqi globale, nuk duhet të vjedhësh pronën intelektuale”, ka thënë Pompeo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN