MENU
klinika

Zona e pabanueshme

Shembjet masive të tokës në Pukë, asnjë ndihmë për banorët

26.09.2018 - 14:28

Kur kaluan 5 muaj nga shembja masive e tokës në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit, të prekurit nga kjo fatkeqësi ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Situata gjatë këtyre ditëve është rënduar edhe më shumë, pasi të strehuarit pranë kishës janë detyruar ta lëshonin atë për shkak të misioneve verore të klerit katolik.

Ndryshe nga koha kur ndodhi shembja masive, të cilëve ju premtua mbështetje, sot banorët janë të braktisur.

Kreu i bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci ka bërë një apel të fortë ndaj qeverisë shqiptare.

“Dhjetra familje vijojnë akoma të banojnë në Dardhë, zonë e cila është shpallur e pabanueshme.

Nuk mund të levizin në asnjë vënd tjetër pasi janë të varfër. Kisha vijon t’i ndihmojë, ne kemi nevojë që atyre t’u miratohet leja e ndërtimit për banësa në zona të tjera dhe kjo nuk është në doren tonë.

Dardha akoma edhe sot nuk e ka fituar statusin e emergjencës civile pavarësisht se shembja e tokës rrezikon çdo ditë jetë njerëzish”

Si pasojë e shembjes masive të tokës, tre banesa pësuan shembje të konsiderueshme, ndërsa disa të tjera janë të rrezikuara dhe janë shpallur të pabanueshme.

Përkundër kësaj askush nuk ka kthyer kokën më nga banorët fatkeq të Dardhës, të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa shtëpi, pa tokë dhe pa shpresë për të ardhmen.