MENU
klinika

Do mbeteni pa fjalë!

Shëndeti seksual! Ushtrimet që ju rrisin dëshirën!

24.09.2018 - 20:40

Duhet të dini që stërvitja e rregullt është e mirë për shëndetin dhe mund t’iu ndihmojë të humbisni peshë. Por, nëse jeni të zënë apo keni një punë të cilën e bëni ulur, lajmi i mirë është se nuk je tepër vonë për ta filluar.

Mund të filloni ngadalë dhe të gjeni mënyra për t’u përshtatur më shumë me aktivitetet fizike në jetën tuaj.

Për të përfituar sa më shumë duhet të bëni sasinë e rekomanduar të stërvitjes për moshën tuaj. Nëse arrini ta bëni këtë atëherë ndihmoni veten tuaj në parandalimin ose kontrollin e shumë sëmundjeve dhe do të jetoni më gjatë.

Cilat janë përfitimet shëndetësore të stërvitjes?

* Përmirëson shëndetin tuaj seksual. Ushtrimi i rregullt mund të ulë rrezikun e mosfunksionimit erektil (ED) tek meshkujt. Për ata që tashmë kanë ED, stërvitja mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të tyre seksual. Te gratë, stërvitja mund të rrisë mjaftueshëm dëshirën seksuale;

* Ju ndihmon të kontrolloni peshën tuaj. Së bashku me dietën, stërvitja luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës suaj dhe parandalimin e obezitetit;

Për të ruajtur peshën tuaj, kaloritë që ju përfitoni nga ushqimi dhe pija duhet të jenë të barabarta me energjinë që ju digjni. Për të humbur peshë, duhet të digjni më shumë kalori se sa përfitoni nga ushqyerja;

* Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ushtrimi forcon zemrën tuaj dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Rritja e qarkullimit të gjakut rrit nivelin e oksigjenit në trupin tuaj. Kjo ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës si: kolesteroli i lartë, sëmundja e arteries koronare dhe ataku në zemër. Ushtrimi i rregullt mund të ulë edhe tensionin e gjakut dhe nivelin e triglicerideve;

* Ndihmon trupin tuaj të menaxhoni nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun për sindromën metabolike dhe diabetin e tipit 2. Dhe nëse tashmë keni një nga këto sëmundje, stërvitja mund t’iu ndihmojë për ta menaxhuar atë;

* Ju ndihmon të lini duhanin. Gjithashtu mund të ndihmojë në kufizimin e peshës që mund të fitoni kur të ndaloni pirjen e duhanit;

* Përmirëson shëndetin tuaj mendor dhe humorin. Gjatë stërvitjes, trupi juaj liron kimikate që mund të përmirësojnë disponimin tuaj dhe iu bën të ndiheni më të relaksuar. Kjo mund t’iu ndihmojë të zvogëloni stresin dhe rrezikun e depresionit;

* Ndihmon në aftësitë tuaja të të menduarit, të mësuarit dhe të gjykimit. Ushtrimi stimulon trupin tuaj për lirimin e proteinave dhe kimikateve të tjera që përmirësojnë strukturën dhe funksionin e trurit tuaj;

* Forcon kockat dhe muskujt tuaj. Ushtrimi i rregullt mund të ndihmojë fëmijët dhe adoleshentët të kenë kocka të forta. Kryerja e aktiviteteve të forcimit të muskujve mund t’iu ndihmojë të rrisni ose të mbani masën dhe forcën tuaj muskulare;

* Zvogëlon rrezikun e disa kancereve, duke përfshirë atë zorrës së trashë, gjirit, mitrës dhe kancerit të mushkërive;

* Zvogëlon rrezikun e mosaktivizimit dhe mos lëvizjes. Për të rriturit, hulumtimi tregon se kryerja e aktiviteteve për forcimin e muskujve, përveç aktivitetit aerobik me intensitet të moderuar, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të mos lëvizjes;

* Përmirëson gjumin tuaj. Ushtrimi mund t’iu ndihmojë të bini në gjumë më shpejt dhe të flini më shumë;

* Rrit shanset tuaja për të jetuar më gjatë. Studimet tregojnë se aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së hershme nga shkaqet kryesore si sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Disa këshilla

* Bëjini aktivitetet tuaja të përditshme më aktive. Edhe ndryshime të vogla mund të ndihmojnë. Ju mund të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Shkoni në zyrën e një bashkëpunëtori në vend që të dërgoni një e-mail. Lani makinën vetë;

* Jini aktiv me miqtë dhe familjen. Duke pasur një partner për t’u stërvitur mund të ketë më shumë gjasa ta shijoni stërvitjen. Ju gjithashtu mund të planifikoni aktivitete sociale që përfshijnë stërvitjen;

* Bëjeni stërvitjen më shumë zbavitëse. Provoni të dëgjoni muzikë ose të shihni televizor gjatë ushtrimit. Gjithashtu, miksojini pak gjërat. Në qoftë se ju bëni vetëm një lloj ushtrimi, mund të mërziteni. Mundohuni të bëni një kombinim të aktiviteteve fizike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN