MENU
klinika

''Besa''

Shënime për ekonominë në mediat e kohës

20.09.2018 - 14:31

Çfarë shkruante ‘’Besa’’ në Stamboll në 1908 për gjendjen ekonomike të Shqipërisë të atyre viteve?

”Në këtë sërë doemos dhe tregëtarët e Shqipërisë me sa t’u mundet do t’i ndalonjën plaçkat austriake dhe do të përdorojnë të tjerëvet.

Po me qënë që janë dhe shumë gjërra që janë të nevojshme dhe pej vendve të huaj na kushtojnë shtrenjt, ç’duhet me bë?
Neve në Shqipni kemi shumë gjërra dhe më tepër nëpër katundet, si petkat, që e bëjmë vetë shajaknë, si kësulat e kryesë etj. që munt me i bë vet e fare pa nevojnë me ble prej gjetkë.

Po këto sot sido që s’bëhen të mbaruara, po kushtojnë dhe më tepër, se kanë mbeturë nër duar të grave dhe të cilat sado që të përpiqen e të punojnë, duke me mos kënaqur se sado lir që t’i shesnë, nuk muntnjën kurrë të marënë çpagë për ato mundime e për ato djersë dhe duke e xvardhiturë mprapsenë, dhe ky është shkaku që s’mundin kurrë me të pjellat që nxjerr vendi ynë, të mbushim nevojat tona.

Në Tiranë e gjetkë vec pëlvuravet bëhetë dhe mëndafsh e shumë të tjera, mirë po varfnia e bën që tua shesin të huajve në vjeft të pakë, dhe kshu kapitalistët e huaj na thëthijnë për petka e na shesënë për 200 a më tepër rosh okënë.
Paandaj duhetë që të gjithë shqiptarët , po më shumë të pasunit, t’i bjemë pas tregëtisë, të bëjmë shoqënira për të hapur fabrika, në të cilat të mbledhëm gjithë sa kanë në dorë dituni pej këtyre mjeshtërive dhe ku të muntnjën me pagu mirë ato gra e burra ose goca dhe kshu, dalëngadalë, të përhapet dëshira e përparimit e bujqësisë e bagëtisë e të mos vejë dëm gjith’ajo gjë, d.m.th. ato fusha, ay gjalpë së pasunve me nonjë qytet të Shqipërisë, po përkurdo të ndodhej ndihmë tregëtisë e bujqësisë, po këto sa do të mbëdha fitime që sjellënë, vetëm me shoqënira mundt të bëhneë, si thotë dhe fjala ‘’Bashkimi bën fuqinë’’, vetëm me shoqni mbarohenë.

S’janë vetëm këto, po kemi dhe limanet etj., të cila të do t’u sjellë në mjaft fitim gjithë shqiptarëvet, se kshu dhe gjërrat e tjera si lëmë të hyjnë në Shqipëni dhe bojkotazi s’munt të na jetë nevojë, se dhe në prufshinë tregëtarët nga vendet e huaj, mbretnia duk me pasunë në vent të saj çdo farë gjë, ua ndalon me anë të duanvet (gjymrykvet).

Gjer më tani kishim të thoshim se qeverija na ndalon përparimnë, po tani që qeveri me anë të konstitucion është lirija, pse të mos punojmë?

Pandaj duhet që të githë shqiptarët të përmendemi për vethen dhe kshu të bëhemi të lumtur e të fuqishme.”
‘’Besa’’, Kostandinopojë Nr.2, 10 nëntor 1908, pa autor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN