MENU
klinika

Amza e të shquarve

Shënimi hyrës i Kadaresë në “Librin e Artë të Albanologjisë”

20.09.2018 - 12:20

“Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë amza e më të shquarve në studimet shqiptare që prej themelimit të saj deri më sot.

Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë kodiku i nderit i studiuesve albanologë, i atyre që e kthyen shkencën për shqiptarët nga ekzotikë në dije paradigmatike, pa të cilën nuk bëjnë dot studimet ballkanistike, europiane e indoeuropiane.

Ky libër do të rendisë përkrah njëri-tjetrit shkencëtarë austro-gjermanë, francezë e italianë, britanikë e amerikanë, kroatë e rusë; nga vendet fqinje e vende të largëta.

Vit pas viti ky kodik do të shndërrohet në një enciklopedi të pazvendësueshme”.