MENU
klinika

Teatri “Migjeni”

Shfaqja që provokon rëndë

13.09.2018 - 16:23

Në datat 14, 15 dhe 16 shtator në teatrin “Migjeni” do të vihet në skenë drama “Rrethi” me regji të austriakut Alois Galle. Hyrja do të jetë vetëm për personat mbi 18 vjeç për shkak të skenave të rënda erotike. Mund të jetë hera e parë që një shfaqje e tillë vjen në Shkodër dhe mbetet për t’u parë se si do të pritet publiku shkodran dhe a është gati vendi ynë për të tilla vepra.

Për shkak të skenave, disa aktorë kanë shprehur pakënaqësite e tyre dhe nën zë, pranojnë se janë detyruar të aktrojnë në këtë shfaqje. Kjo u pa qartë edhe nga një prej deklaratave të një prej aktorëve të vjetër të teatrit “Migjeni” Frederik Fistani, gjatë konferencës për shtyp:

“A duhet të eksperimentohet tek ne kjo veper? Nese kjo ka ndodhur përpara 100 viteve në Gjermani, kjo nuk do të thotë se sot ne shqiptarët jemi më të përparuar. Ne dje dolëm nga komunizmi dhe jemi akoma të sakatuar. Për ne si popull është pak e vështirë. Këtë do ta quaj eksperiment dhe është eksperiment i rrezikshëm për ne dhe ne duhet t’i përshtatemi spektatorit”.

Reagimet mund të jenë të forta, por regjisori nuk i trembet kësaj. Ajo që ndodhi në Vjenën apo Berlinin e 10 dekadave më parë, sot nuk ka arsye të ndodhë, pasi skena të tilla janë prezente në media e kudo.

Alois Gallé, regjisor tregon për Konica.al:

Nuk kam frikë por jam shumë kurioz si do të reagojë publiku shqiptar. Megjithatë duhet pasur parasysh se në filma ka skena më të forta se ato në teatër. Besoj se nuk do të jetë problem.

Dhjetë skenat e kësaj vepre vënë përballë prostitutën dhe ushtarin, shërbetoren dhe zotërinë e saj, poetin dhe aktorin, aktoren dhe kontin, ku asnjëri nuk është besnik ndaj tjetrit. Ata flenë së bashku, por nuk ndjejnë dashuri.

Përgatiti: K.ZH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë"

Media britanike: Vizitoni Lumin e Shalës!

Turistët shijojnë ecjet në shtigje

Valbona, destinacion gjithëvjetor!

Shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë

Çfarë ndodhi? ‘Pushtohet’ nga flakët magazina në Lezhë