MENU
klinika

Deklaratat e ministrave shqiptarë

“Shkatërrim i armëve dhe jo më eksport me vendet në konflikt”

20.09.2018 - 10:12

U zhvillua ditën e sotme aktiviteti “Lufta kundër trafikimit dhe mbajtjes së armëve”, ku morën pjesë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Së bashku dy ministrat prezantuan bashkëpunimin me nismën franko-gjermane.

Lidhur me trafikimin e armëve Xhafaj tha se qeveria do të angazhohet për shkatërrimin e armëve të tepërta në Shqipëri.

“E konsideroj këtë nismë franko-gjermane pozitive. Keq përdorimi i armëve përbëjnë një rrezik serioz për të gjithë ne. Përdorimi i tyre nga organizatat kriminale e më pas nga celulat terroriste mbetet problematik. Shqetësimi i kalon kufijtë rajonalë.

Vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për një kontroll më rigoroz të qarkullimit të armëve. Gjithashtu Shqipëria ka kërkuar një zgjidhje për mbajtjen pa leje apo trafikimin e armëve.

Tragjedia kombëtare e vitit 1997 që zhvendosi në masë armë nga depot në duart e qytetarëve ka prodhuar e vazhdon të prodhojë fatkeqësi me humbje jetësh njerëzore. Është dashur një punë e jashtëzakonshme në vitet për të zbutur efektet e asaj çmendurie. Shqipëria ka arritur rezultate të mira në luftën kundër trafikimit të armëve.

Janë ndëshkuar rastet e armëmbajtjeve pa leje, kjo ka çuar në ulje të ndjeshme të vrasjeve me armë zjarri. Këto shifra janë shumë më të ulëta edhe në këtë vit që jemi.

kolana e librave

Por përsëri me mesetare të ulët në krahasim me standartet e BE. Fushata ndërgjegjësuese për dorëzimin e armëve ka rezultuar përgjithësisht pozivite. Ministria e Brendshmme është e angazhuar që në vitin 2019 të nisë operacionin për shkatërrimin e plotë të armëve të tepërta. Reformat e vëna në lëvizje kanë pikërisht këtë qëllim”, ka përfunduar ministri i Brendshëm shqiptar.

Nga ana tjetër, ministri Bushati u përqëndrua më tepër në aktivitetin lidhur me trafikimin e armëve.

Ministri i Jashtëm kërkoi një bashkëpunim ndër-rajonal për bllokimin e armëve, si dhe më e rëndësishmja lidhur me përdorimin e tyre.

Ai shtoi se duhet të ndalohet urgjentisht eksporti i armëve, në gjithë rajonin e Ballkanit, me vendet të cilat janë në konflikt.

“Kemi përmbushur angazhimet për paqen dhe për sigurinë. Legjislacion ka patur progres. Duhet më tepër sforco nga ne dhe të gjithë aktorët ballkanikë. Kjo është një sfidë e madhe, e për pasojë kërkon një bashkëpunim nde rajonal. Ne duam shkëmbimin e informacioneve nga të gjitha eksperiencat rajonale. Është e rëndësishme kjo. Duhet të ndalojnë trafikimin e ardhmëve me vendet që janë në konflikt. Dua të falënderojë të gjithë partnerët, jo vetëm Gjermaninë dhe Francën, në mënyrë që objektiva të plotësohen”, tha Bushati.

“Takimi kundër trafikimit të armëve dhe mbajtjes së tyre” ishte një nismë e lançuar nga Gjermania dhe Franca.