MENU
klinika

Fati godet dy herë

Shkoi të blinte qumësht, por u kthye me 1 mln paund

14.09.2018 - 22:27

Katër vite më parë, ata u shpallën fitues të një konkursi të një radioje lokale në Britaninë e Madhe, duke u zgjedhur si çifti më i pazakontë.

Në atë kohë, Darren Donaghey dhe bashkëshortja e tij Kate Cathcart fituan dy javë pushime në Greqi për të kaluar muajin e tyre të mjaltit.

Por fati ka qenë sërish në anën e çiftit, madje këtë herë duke “goditur më fortë”. Darren Donaghey ishte nisur të blinte qumësht, por rrugës “dikush i foli nga lartë” dhe vendosi të marrë një biletë të lotarisë kombëtare, e cila e bëri menjëherë fitues të 1 milionë paundëve.

Darren Donaghey dhe bashkëshortja e tij Kate Cathcart janë prindër të dy fëmijëve autikë dhe janë shprehur se paratë do t’i vënë të gjitha në dispozicion të fëmijëve.