MENU
klinika

KINEMA CINEPLEXX

Shkojmë në kinema. Cilët janë filmat e kësaj jave?

03.09.2018 - 10:51

Vera duket se mbaroi vërtet dhe shtatori erdhi duke ndezur motorrët e punës për të gjithë. E megjithatë sërisht kemi një mundësi arratie edhe kur s’jemi pushim. Mbase nuk kridhemi në det, por në karriget e rehatshme në sallën e kinemasë, pa harruar me vete edhe kokoshkat.

Meqë ra fjala, çfarë na ofron kinema Cineplexx këtë javë? Le t’i hedhim një sy programit:

“Hotel Transylvania 3: A MONSTER VACATION”
(Animacion,Komedi – 97 Minuta)

Mavis surprizon Drakulën me një udhëtim familjar në një kroçerë luksoze për përbindësha. Sapo udhëtimi nis, lind një romancë kur Drakula takon kapitenen misterioze të kroçeres, Erika. Tani është rradha e Mavis të luajë rolin e prindit të kujdesshëm, duke mbajtur Erikën larg babait të saj. Ata se dinë se Erika, kjo dashuri “shumë e bukur për të qenë e vërtetë” është në fakt një pasardhëse e Abraham van Helsing, një armiku të lashtë të Drakulës dhe gjithë përbindëshave të tjerë.

Aktorë: Adam Sandler, Selena Gomez, Andy Samberg, Genndy Tartakovsky.
Regjisor: Genndy Tartakovsky.

“MISSION: IMPOSSIBLE – FALLOUT”
(Aksion, aventurë, thriller – 147 Minuta)

Ethan Hunt dhe ekipi i tij, bashkë me disa aleatë të njohur, sfidojnë kohën pas një misioni të shkuar keq.

Aktorë: Tom Cruise, Rebecca Ferguson, Jeremy Renner.
Regjisor: Christopher McQuarrie

“RACER AND THE JAILBIRD”
(Krim,dramë – 130 Minuta)
Titulli origjinal: Le Fidèle

Një histori tragjike dashurie midis gangsterit Gigi dhe pilotes së re të garave Bibi, e vendorur në sfondin e sundimit brutal të bandave kriminale në Bruksel.

Aktorë: Matthias Schoenaerts, Adèle Exarchopoulos, Eric De Staercke.
Regjisor: Michaël R. Roskam

“SLANDER MAN”
(Horror- 93 Minuta)

“Slender Man” tregon historinë e një figure të tmerrshme të gjatë, të hollë, me krahë anormalisht të gjatë dhe një fytyrë të shformuar, i cili supozohet të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe zhdukjen e pafund fëmijëve dhe adoleshentëve.

Aktorë: Julia Goldani Telles, Joey King, Jaz Sinclair, Annalise Basso, Javier Botet.
Regjisor: Sylvain White.

“THE DARKEST MINDS”
(Fantazi, aksion, dramë – 105 Minuta)

Të burgosur nga një botë të rriturish që tashmë i frikësohet gjithkujt nën 18 vjeç, një grup adoleshentësh formojnë një grup rezistence për të kundërluftuar dhe për të rimarrë në dorë kontrollin e të ardhmes së tyre.

Aktorë: Amandla Stenberg, Harris Dickinson, Miya Cech, Skylan Brooks.
Regjisor: Jennifer Yuh Nelson

“THE EQUALIZIER 2”
(Aksion, krim, thriller – 121 Minuta)

Robert McCall vendos drejtësi për të shfrytëzuarit dhe të shtypurit. Por sa larg do të shkojë ai kur bëhet fjalë për dikë që do?

Aktorë: Denzel Washington, Pedro Pascal, Bill Pullman, Melissa Leo.
Regjisor: Antoine Fuqua

“THE MEG”
(Aksion, fantazi – 113 Minuta)

Pasi i shpëtoi një sulmi nga një peshkaqen 21 metra të gjatë, Jonas Taylor duhet të përballet me frikën e tij për të shpëtuar të tjerët.

Aktorë: Jason Statham, Li Bingbing, Ruby Rose, Rainn Wilson.
Regjisor: Jon Turteltaub.

“THE SPY WHO DUMPED ME”
(Komedi,aksion – 117 Minuta)

Audrey dhe Morgan janë dy shoqe të ngushta, të cilat përfshihen padashur në një komplot ndërkombëtar kur njëra prej tyre zbulon se i dashuri që e la është në fakt një spiun.

Aktorë: Mila Kunis, Sam Heughan, Kate McKinnon, Ivanna Sakhno.
Regjisor: Susanna Fogel.

I.Agolli