MENU
klinika

Ceremonia e inagurimit

Shkolla ‘Kosova’/ Rama: Babëzi e korrupsion gjykatash

17.09.2018 - 10:17

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës “Kosova”.

Një histori babëzie korrupsioni në gjykata për gati 15 vite ‘luftë’. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama realizimin e projektit për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare ‘Kosova’ në kryeqytet.

Gjatë inaugurimit të saj, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor Rama tha se do të vijojë puna për çlirimin e hapësirës tjetër pranë shkollës.

“Historia e shkollës ‘Kosova’ ishte babëzi korrupsioni me gjykatat. Sami Frashëri thoshte se nëse do të mbjellësh për një vit mbill misër e grurë, e nëse do të mbjellësh përgjithmonë mbill arsim e kulturë. Kjo është ajo që po bëjmë çdo ditë për arsimin. Së bashku me Bashkinë e Tiranës do të nisim projektin e madh për ndërtimin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që janë në fazën finale të zbatimit të kontratave.

Investimi i prindërve tek fëmijët po gjen gjithmonë përputhje me investimin tonë tek fëmijët. Ne do të vazhdojmë të bëjmë shumë më tepër. Çka është bërë është shumë në raport me ku ishim. Por kemi ende për t’u bërë”, tha Rama.