MENU
klinika

Mësonjtorja e parë në fshat

Shkolla në Treskë, funksionale prej 125 vitesh

09.09.2018 - 10:25

Kur përmend Mësonjtoren e Parë Shqipe, të vjen ndër mend menjëherë qyteti i Korçës, por e vërteta historike na dëshmon se pas 7 marsit të vitit 1887 rrugëtimi arsimdashës u ndoq dhe nga zona të tjera në Korçë në po atë dekadë të fundshekullit të XIX-të.

Në vitin 1893 në Treskë u çel shkolla e parë shqipe nga patrioti Nuçi Naçi. Komuniteti i banorëve të kësaj zone ka kremtuar këtë shtator 125 vjetorin e themelimit të shkollës, një motiv krenarie në historinë e shkollës shqipe.

Shkolla është celur në një ndërtesë që i takonte familjes së filantropit korçar Thimi Mitko dhe u hap falë fondeve të grumbullara nga atdhetari Nuçi Naçi, i cili ia doli kështu të ofronte pa pagesë për banorët e komunitetit arsimin fillor bazë, nga klasa e parë në klasë të katërt. Fillimisht ishte një shkollë e djemve dhe pas afro 20 vitesh filloi të frekuentohej edhe nga vajzat.

Ndërtesa përfshinte 4 klasa dhe nje sallë mbledhjesh për mësuesit që gjithësej ishin gjashtë. Në hollin e shkollës ende sot gjen të varur fotografitë e 6 mësuesve të parë korçarë si M.Sotiri, E. Papakristo . V. Koço që do të pasoheshin nga emra të tjerë patriotësh. Shkolla ka kryer një aktivitet të rregullt nga dita e hapjes deri më sot edhe pse ndërhyrjet restauruese në të kanë qenë të pakta. E para ka qenë afro 57 vite nga themelimi i saj, konkretisht në vitin 1950 kohë në të cilën u bë një restaurim i pjesshëm, ndërsa ndërhyrja tjetër e fundit dhe e vetmja deri më tani është në vitin 2001 .

Në ditën e kremtimit të 125 vjetorit të celjes së saj të pranishëm kanë qenë nxënës të shkollës , mësues , ish-nxënës dhe përfaqësues nga pushteti lokal. Aktiviteti ka përfshirë pjesë muzikore të interpretuara nga nxenësit, ekspozitë më fotografi dhe nje ceremoni mirënjohjeje për etërit themelues të kësaj qendre të dijes. Për treskallinjtë kjo shkollë është simbol I mësimdashjes dhe përpjeksjeve për iluminizëm. Sot shkolla numëron rreth 120 nxënës që ndjekin arsimin fillor dhe nëntëvjecar dhe 50 që ndjekin atë parashkollor.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D