MENU
klinika

Live në “Instagram”

Shokon aktorja, tenton të “rrëmbejë” dy fëmijë!

29.09.2018 - 20:10

Aktorja Lindsay Lohan i ka shokuar të gjithë me një video-live në “Instagram”. Ajo shihet teksa ndjek një familje refugjatësh prej 4 vetash në Moskë, të cilëve dëgjohet teksa u thotë në mes të rrugës se, nuk do të iki pa marrë fëmijët.

Aktorja ofrohet t’i paguajë hotelin që të kalojnë natën dhe gjatë gjithë kohës është në ndjekje të 2 fëmijëve të familjes. Në fund të videos, shihet se ajo dhe nëna e vogëlushëve fillojnë zënkat.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju tregoj pak familjen që takova. Një familje siriane për të cilët jam shumë e shqetësuar. Ata kanë vërtetë nevojë për ndihmë.”- dëgjohet të thotë Lohan. “Doni të vini me mua? Ejani me mua, do të kujdesem për ju. Do të qëndrosh në hotel vogëlush? Do të ishte shumë bukur të shihje një film apo të rrije në kompjuter”.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?