Është marrë vendimi për vendin organizator të Kampionatit Europian të vitit 2024. Gjermania ka mposhtur kandidaturën e Turqisë dhe do të presë finalet e “Euro 2024”. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, më në fund, ka zgjedhur përvojën e vendit gjerman kundër risisë turke.
Do të ndodhë për herë të katërt organizimi i një ngjarjeje të tillë të madhe të futbollit europian në Gjermani, pasi e ka bërë këtë me “Euro 1988”, Botërorët 1974 dhe 2006, si dhe Kampionati Botëror i Femrave në vitin 2011.
“Euro 2024” do të jetë ngjarja e parë e madhe futbollistike për kombëtaret europiane, pas Kupës së Botës në Katar (2022) dhe do të trashëgojë nga “Euro 2020” një kompeticion me format unik, që do të luhet në dymbëdhjetë vende, për të përkujtuar përvjetorin e gjashtëdhjetë të Kampionatit Europian.
Ndërkohë, pritet një reagim i Turqisë në lidhje me këtë përzgjedhje. Stambolli është zgjedhur për finalet e Champions League apo Superkupë europiane, por asnjëherë nuk ka organizuar Europian apo Botëror.