MENU
klinika

Bie numri i përdoruesve aktivë

Shqiptarët heqin celularin e dytë

02.09.2018 - 13:31

Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e dytë të këtij viti, ky numër zbriti në 2.7 milionë,  21% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mbyllja e operatorit Plus ka pasur një efekt te statistikat e numrave celularë aktivë, megjithatë ajo që bie në sy është se asnjë prej operatorëve të tjera nuk e ka rritur numrin e përdoruesve. Sipas AKEP, Vodafone Albania ka pësuar rënie të përdoruesve aktivë me afor 21%, Telekom Albania ka raportuar 12% më pak përdorues, ndërsa Albtelecom 7% më pak. Po të shohim statistikat, vështirë të interpretohet se ku kanë shkuar mbi 200 mijë përdorues të Plus Communication. Kjo tendencë mund të shpjegohet pjesërisht me faktin që shumë përdorues kanë mbajtur më shumë se një numër celular. Mbyllja e Plus ka bërë thjesht që të reduktohen numrat e dytë apo të tretë celularë në përdorim. Numrat celularë aktivë, për herë të parë pas shumë vitesh, janë më pak se numri i banorëve të vendit. Kjo tregon se shumë shqiptarë për vite kanë përdorur më shumë se një kartë SIM.

Sidoqoftë, ajo që mund të thuhet me siguri është se askush nga operatorët e tjerë nuk ka përfituar rritje të bazës së klientëve pas daljes nga tregu të Plus. Operatori që ka pësuar më pak rënie është Albtelecom, ndërsa dy operatorët e tjerë kanë tkurrje dyshifrore të numrit të përdoruesve. Ulja e numrit të abonentëve aktivë në treg ka ndikuar edhe në rënien e trafikut të komunikimit nga rrjetet e lëvizshme. Volumi total i thirrjeve telefonike ka rënë me 8%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara ka rënë me afro 15% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


AKEP: S’bëjmë dot gjë

Valët greke në plazhet e jugut