MENU
klinika

Mathieu Aref

Shqiptarët, pellazgë apo ilirë?

11.09.2018 - 09:27

Ky debat i trishtuar mbi origjinën e vërtetë të popullit iliro-shqiptar dëshmon se ka një përkeqësim në qarqet shoqërore, kulturore dhe politike në Shqipëri (duke përfshirë edhe rajonet shqipfolëse). Për të cituar një frazë të njohur, «armiqtë e Shqiptarëve janë vetë Shqiptarët», edhe karakteri i një shumice shqiptarësh që nuk ka ndryshuar për më shumë se 2000 vjet, është arsyeja pse Shqiptarët sot janë në këtë gjëndje, pse Shqiptarët janë të përçarë, pse ata nuk shkojnë përpara, pse ata e grisin njëri-tjetrin veç e veç, pse e fyejnë njëri-tjetrin, e kështu me radhë.

Cilat janë këto defekte? Shqiptari, në përgjithësi, është xheloz, egocentrik, pretencioz, gjaknxehtë dhe i tepruar. Gjatë jetës sime të gjatë unë kam qenë në gjendje të verifikoj këtë shpjegim (pesë defekte të mëdha) kudo që shkova në botë. Ky është një nga shkaqet (për fat të keq ka ende të tjerë pak me të rendësishëm) që kanë penguar evoluimin «normal» të njërit prej popuj e më të lashtë në Evropë.

Përse nën nxitjen e Enver Hoxhës, autoritetet kulturore të regjimit komunist u mbështetën tek Ilirët për t’i definuar si paraardhësit e Shqiptarëve? Përse i eliminuan Pellazgët në studimin e tyre historik?

Gjatë periudhës komuniste vetëm Spiro Konda dhe Dhimitër Pillika ishin ndjekës të zjarrtë të tezës pellazge, por atyre ua prenë barin nëpër këmbë: Konda umënjanua ndërsa Pillika vuajti nê burgjet e shtetit. Pjesa tjetër e intelektualëve shqiptarë ishin nën vartësin të liderit të tyre, i cili u diktoi çfarë të thonë dhe çfarë të bëjnë. Teza ilire u favorizua mbi atë të Pellazgëve, e cila u braktis në dobi të grekëve. Në atë kohë intelektualët ishin të mbyllur në kullën e tyre fildishtë dhe bibliotekat përmbanin vetëm libra të zgjedhur nga autoritetet kulturore të regjimit enverist, pa libra mbi pellazgët. Intelektualet nuk kanë pasur qasje në literaturat e huaja.

Ndërsa në Perëndim kishte shumë shkencëtarë dhe intelektualë të ndryshëm të cilët shkruanin për lashtësinë e Pellazgëve pa bërë teza të vërteta ose disertacione të plota. Kjo është mënyra se si në Shqipëri (për 45 vjet) teza mbi Pellazgët u mbyt. Për shkak të kësaj situate nuk ekzistonte në atë kohë një «kulturë e lashtësisë pellazge» ose e Antikitetit përveç «periudhës ilire» (qytetërimi tipik i epokës së Hekurit) ku kishte studime të shumta historike dhe gërmime arkeologjike hulumtimi i të cilave preku periudhat e Neolitit, epokën e Bakrit, të Bronzit të Hekurit.

Është kjo kulturë e «lashtësisë para-ilire» që ka dështuar plotësisht në historiografinë shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe që ende mungon në Shqipëri. Akademia e Shkencave të Tiranës mori pishtarin e regjimit komunist. Prandaj sot në Shqipëri nuk ka «katedër» të Antikitetit parailir në universitete. Kjo është arsyeja pse sot nuk ka të diplomuar në universitetet shqiptare me diplomë ose studime doktorate në disiplinën «Histori e Lashtësisë». Prandaj nuk është për t’u habitur që nuk gjëjmë historianë të Lashtësisë në qarqet intelektuale në Shqipëri. Sigurisht që ka shumë që deklarojnë veten «Historianë të Lashtësisë» ose «specialistë të antikitetit», ndërsa kjo është një gënjeshtër dhe uzurpim, sepse ky «specialitet» nuk ekziston në universitetet shqiptare.

Nga ana tjetër, titulli «Albanolog» është anormalisht shumë i përhapur. Çfarë do të thotë ky term ? Ky term përdoret për të përshkruar një të huaj që specializohet në gjuhën dhe kulturën shqipe dhe mund të lidhet vetëm me gjuhësinë. Kur themi «Instituti Albanologjik” ose “Akademia Albanologjike» kjo mund të lidhet vetëm me gjuhësinë dhe kulturën shqiptare dhe jo pellazgologjinë apo me «Historinë e lashtë».

Do të doja të gjeja një diplomë shqiptare me titull «Albanolog» të dhënë nga një universitet shqiptar. Le të pranojmë se ekziston psh kjo diplomë shqiptare, atherë ajo mund të lidhet vetëm me gjuhësinë dhe kulturën shqiptare. Pra, për një purist ky nuk mund të jetë një emër i përshtatshëm për të caktuar historinë e lashtë. Për shkencën emrat e saktë janë si më poshtë :

• Sudimet e Lashtësisë të lartë
• Studimet Pelasgologjike
• Studimet Trako-Ilire
• Studimet Albanologjike

Kështu pra në Shqipëri është shumë lehtë të quhesh “Historian i Antikitetit” ose “Albanolog” qoftë edhe nëse nuk ke diplomat e nevojshme dhe relevante për disiplinat e studiuara në universitet. Nëse duhet të shtojmë se disa shqiptarë blejnë diploma të caktuara, atëherë ku po shkojmë?