MENU
klinika

E kërkon Shqipëria e Kosova

Shqiptari i Bayern Munchen bën zgjedhjen e tij

05.09.2018 - 19:14

Shqipëria dhe Kosova bëjnë “sherr” për talentin shqiptar të Bayern Munchen, Meritan Shabani, por duket se ai nuk e ka aspak mendjen për momentin te përfaqësueset shqiptare. Gjermanët nuk duan ta lejojnë për momentin të ikë një talent të tillë.

Trajneri Panucci, kur bëri publike listën për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë këtë shtator, deklaroi se 19-vjeçari nuk ka vendosur ende për kë kombëtare do të luajë.

Ndërkohë, situatën e ka trazuar vetë trajneri i Kosovës, Shalandes, i cili po këto ditë, ka deklaruar se lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ajo është përfaqësuesja e Kosovës.

Por, ditën e sotme, Meritan Shabani, ka postuar një foto në Instagram, dhe me mbishkrimin: “Rrugës për tek ekipi kombëtare”, gjithashtu, shoqëruar me një top futbolli dhe flamurin e Gjermanisë.

Shabani është ftuar nga kombëtarja U-20 e Gjermanisë për ndeshjen e 7 shtatorit ndaj moshatarëve të Republikës Çeke. Gjithsesi, bëhet fjalë për kombëtaret e moshave dhe ai nuk ka bërë ende një ndeshje zyrtare me ekipin e parë A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet dueli për talentin

Kosova më afër shqiptarit të Bayernit