MENU

2 mln ndjekës në “Instagram”

Shqiptari që rrëzoi nga “froni” Encën, Luanën e Elvanën

11.09.2018 - 13:59

Përveçse klikimet në “Youtube”, vitet e fundit personazhet e shoëbiz janë përfshirë në një “luftë” edhe sa i përket ndjekësve në “Instagram” edhe pse shumë prej tyre luajnë një “lojë të pisët” duke i blerë ndjekësit e tyre.

Jo vetëm personazhe botërore, por edhe në vendin tonë këngëtarë apo VIP-a kanë një numër të madh ndjekësish në këtë rrjet social. Enca ishte një prej atyre që mbante vendin e parë sa i përket ndjekësve në “Instagram”, por edhe Luana Vjollca apo Elvana Gjata kanë kaluar shifrën e 1 milionë ndjekësve.

Megjithatë është një shqiptar tjetër, cila ka befasuar në këtë rrjet social duke i lënë të gjëthë pas.

E kemi fjalën për këngëtarin Fatmir Sufa, i cili edhe pse jo shumë i njohur në vendin tonë, ka arritur të bëhet i pari shqiptar që ka kapur shifrën e 2 milionë ndjekësve, ndërsa Enca mban vendin e dytë me 1.9 milionë.

24-vjeçari ka nxjerrë disa këngë të cilat gjithashtu kanë kapur miliona klikime në “Youtube”. Bëhet fjalë për “Cak Pak Hopa-Hopa” apo “Jeta Osh Qef”, të cilat u shndërruan në hite para dy vitesh duke u dëgjuar në të gjithë Ballkanin.

Fatmiri ka bashkëpunuar edhe me këngëtarin e njohur bullgar DeSanto në këngën “Cak pak Hopa hopa”.