MENU
klinika

Dhimbja do zhduket menjëherë!

Shtrëngime në stomak? “Ilaçet bimore” që do u shpëtojnë!

24.09.2018 - 16:30

Është shumë e rëndësishme të dini se ilaçet bimore janë shumë efikase në kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Bakteret miqësore

Probiotikët përmbajnë organizmat e gjallë, kryesisht bakteret dhe një lloj majaje. Këto i ngjajnë baktereve të mira në zorrë që ndihmojnë me tretjen.

Suplementet përdoren për të trajtuar disa probleme dhe për shëndetin e përgjithshëm të tretjes. Disa lloje të probiotikëve mund të sigurojnë lehtësim nga diarrea dhe mund të lehtësojnë simptomat e sindromit të zorrëve të irritueshme (IBS).

DGL (Licorice): Djegia e stomakut

Licorice kanë qenë prej kohësh të përdorura për të trajtuar simptomat si: djegie të zorrëve dhe refluks gastrik. Por këto përdorime nuk mbështeten në prova shkencore.

Në formën e saj të pastër, licorice mund të ketë efekte anësore si për shembull presionin e lartë të gjakut te disa njerëz. DGL është një ekstrakt specifik i licorice me një kimikat të hequr dhe nuk duket se ka shumë efekte anësore.

Megjithatë, gratë shtatzëna nuk duhet të marrin DGL pa u konsultuar me mjekun e tyre.

Lehtësimi i irritimit të zorrëve (IBS)

Disa studime sugjerojnë se vaji i karameleve mente mund të pakësojë dhimbjen dhe fryrjen. Kapsulat e veshura me enterik nuk shpërndahen në stomak. Ato kalojnë nëpër zorrën e hollë dhe të trashë ku vaji çlirohet. Në doza të vogla, vaji i karameles duket të jetë i sigurt.

Kamomili: Më shumë se një çaj qetësues

Kamomili përdoret gjerësisht për sëmundje të shumëfishta. Natyralistët e kanë provuar kamomilin në një përpjekje për të trajtuar probleme të tretjes, dhimbje barku dhe nauze, si dhe ankthin apo pagjumësinë.

Njerëzit me alergji nga bimët, mund të kenë një reaksion alergjik ndaj kamomilit. Gjithmonë diskutoni përdorimin e suplementit me mjekun tuaj.

kolana e librave

Xhinxheri: Komfort për stomakun

Mjeksia aziatike përdor xhinxherin për qetësimin e stomakut. Në perëndim, xhinxheri përdoret për të lehtësuar të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzënisë. Ai mund të merret në formën e pluhurit, në kapsula apo tableta ose si rrënjë e prerë. Zakonisht konsiderohet i sigurt kur merret në doza të vogla, 1-2 gramë në ditë.

L-glutamine: Ndihmësi i zorrëve

Glutamina gjendet natyrshëm në trupin tuaj. Ajo mbështet zorrët dhe organet e tjera. Disa ekspertë besojnë se L-glutamine shtesë mund të ndihmojë në lehtësimin e diarresë të shkaktuar nga kirurgjia, infeksionet ose stresi. Kjo mund të ndihmojë disa njerëz të absorbojnë më mirë lëndët ushqyese.

Kjo përfshin njerëz me shumë bakterie jo miqësore në zonën e tyre të tretjes, njerëzit që marrin ilaçe kundër kancerit dhe njerëz që kanë hequr pjesë të zorrëve të tyre.

Psyllium: Fibër për kapsllëkun

Psylliumi është përdorur si një përbërës në pjesën më të madhe të laksativëve. Për shkak të përmbajtjes së saj të lartë të fibrave është në gjendje të absorbojë ujin në zorrë.

Është e rëndësishme kur trajtoni kapsllëkun që të pini shumë lëngje. Kjo ju ndihmon të shmangni dehidratimin ose një rast më të keq të kapsllëkut. Njerëzit alergjikë ndaj polenit, pjalmit të barit ose pjeprit mund të kenë një reaksion serioz alergjik kur marrin psyllium.

Artichoke: Lehtësim i stomakut

Ekstrakti i gjetheve të artisit mund të lehtësojë simptomat e dispepsisë. Kur përdoret çdo ditë, ekstrakti duket se pakëson të përzierat, të vjellat, gazrat dhe dhimbjet e barkut.

Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e IBS dhe për të zvogëluar ngërçet. Ekstrakti nuk ka ndërveprime të njohura me drogën, por mund të shkaktojë reaksione alergjike tek njerëzit që janë alergjikë ndaj bimëve dhe polenit.

Kontrolli me mjekun tuaj

Është shumë e rëndësishme të bisedoni me mjekun tuaj përpara se të filloni përdorimin e ndonjë suplementi të ri. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se jeni shtatzënë, keni një gjendje mjekësore ekzistuese ose jeni duke marrë drogëra, barëra ose suplemente të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN