MENU
klinika

Revoltohen mjekët

Shtyhet gjyqi për 7 të arrestuarit në spitalin e Shkodrës

21.09.2018 - 14:00

7 mjeket, ish-drejtuesit dhe farmacistët e Spitalit Rajonal të Shkodrës, të ndaluar nga policia dhe Prokuroria, kanë dalë sot përpara gjykatës.

Në seancën e sotme me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar njohjen me provat. Ata janë justifikuar me faktin se nuk janë në dijeni të provave të sjella nga prokuroria prandaj kanë nevojë për më shumë kohë në dispozicion.

Në këto kushte, është vendosur shtyerja e gjyqit për ditën e shtunë në orën 09:00, ku edhe do të mësohen masat e sigurisë ndaj personelit të spitalit rajonal Shkodër të akuzuar për tenderat e ilaçeve. Urdhëri i Mjekut në Shkodër, kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në këtë qytet si dhe bluzat e bardha kërkuan lirimin e të arrestuarve.

“Ndalimi i tyre është i paligjshëm. Nuk është faji i tyrë pasi të gjithë jemi pjesë e komisioneve të ngritura nga drejtoria dhe tenderat janë bërë nga ministria. Prokuroria të ndalojë ministrinë e Shëndetësise dhe drejtuesit atje dhe jo kirurgët apo mjekët. Ky është një sulm ndaj nesh. Pas këtyre arrestimeve, do të kemi largime. Profesionistet do të ikin pasi është një sulm i hapur ndaj tyre. Kemi rastin e Luan Dragushës, një djalë i shkolluar në Amerikë dhe që la SHBA-në për Shkodrën.”

9 shtetasit e akuzuar nga Prokuroria kanë blerë në fund të vitit 2006, 400 sete pajisjesh për repartin e hemodinamikës, në një kohë që kanë kryer vetëm 3 operacione.
Ndërkohë mjekët Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë sërish në kërkim.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese