MENU
klinika

Avokatët kundër prokurorit Hajdarmataj

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin… sërish

11.09.2018 - 10:05

Seanca e radhës e Emiljano Shullazit  dhe ajo për 4 të pandehurit e tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal me akuza të rënda ka dështuar.

Edhe këtë seancë dështoi leximi i pretencës nga ana e prokurorisë e cila përfaqësohet nga prokurori Besim Hajdarmataj.

Seanca është shtyrë me kërkesë të Prokurorit të çështjes Besim Hajdarmataj, pasi nuk ishin të pranishme dy prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.

Avokatët e të pandehurve kanë dalë kundër përfaqësimit të akuzës nga Hajdarmataj duke e quajtur të papërshtatshëm.

kolana e librave

“Fillimi i këtij procedimi është i paligjshëm. Është filluar hetimi pa prova. Ka paligjshmëri të kryera nga organi i akuzës duke filluar nga momenti i arrestit”, tha avokati i Shullazit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë pas zëvendësimit të prokurorit, avokati tha se “do zvarritet sërish çështja”.