MENU
klinika

Vendimi

Shtyhet seanca për fatin e Velierës së Durrësit

14.09.2018 - 17:00

Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë vendimin për Velierën, vendim i cili pritet të merret në një seancë të dytë e cila do të mbahet më 24 shtator.

Në Gjykatën Administrative të Apelit u mbajt këtë të premte seanca e radhës. Por vendimi do të vendoset më datë 24, ku do të shihet dhe si do jetë e ardhmja e Velierës.

Punimet për projektin e sheshit Veliera në qytetin e Durrësit u pezulluan që në muajin shkurt të vitit 2017.

Projekti mësohet të ketë një vlerë prej rreth 4 milionë dollarë.

Lidhur me projektin e Velierës, shoqëria ka realizuar protesta, pasi lindi mosmarrëveshja për zonën në të cilën do të ndërtohej, pasi në këtë territor ishin zbuluar rrënojat e shekullit 17.