MENU
klinika

Pas ndërhyrjes së Arta Markut

‘Shullazi’, caktohen prokurorët, emrat mbahen të fshehtë

21.09.2018 - 10:09

Zgjidhet ngërçi i krijuar për çështjen “Shullazi” për shkak të mungesës së prokurorëve.

Pas shuplakës së Kryeprokurores Arta Marku dhe dënimeve për prokurorët që nuk kishin pranuar të përfaqësonin akuzën në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duket se më në fund janë gjetur prokurorët “trima”.

Nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë është përcaktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës, e cila është vendosur për t’u mbajtur më 25 shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokatët kundër prokurorit Hajdarmataj

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin… sërish


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore