MENU
klinika

Do të të vijë mendja vërdallë!

Si është uji që unë pi? Fakte tronditëse!

24.09.2018 - 21:50

Le ta fillojmë nga më të thjeshtat. Uji, që të ekzistojë si i tillë ka nevojë për 3 atome: 2 hidrogjen dhe 1 oksigjen. Këto të dyja lidhen dhe formojnë ujin H2O.

Kur shumica e lëngjeve ngrijnë dhe bëhen të ngurta, ato fundosen në ujë, kurse akulli noton mbi të. Në qoftë se akulli do të fundosej, ai do të vriste peshqit dhe bimët që jetojnë poshtë liqeneve dhe pellgjeve të ngrira, duke prishur ekosisteme të tëra.

Për ta ngrohur ujin duhet shumë energji. Kjo vjen pasi kapaciteti ngrohës i ujit është shumë i lartë dhe ai e mban nxehtësinë që merr. Kjo e shpjegon se si një pishinë apo një oqean qëndron i ftohtë edhe në një ditë të nxehtë.

Tani mendoni për qelizat e trupit tuaj që përmbajnë 75% ujë. Përderisa uji nuk e ndryshon kollaj temperaturën, kjo do të thotë që ne mbajmë një temperaturë konstante pavarësisht temperaturës së mjedisit.

A është uji juaj i pijshëm i sigurt?

Falë standardeve të vendosura nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit, popullata amerikane presupozohet që pi ujë të sigurt nga ujësjellësat e bashkive. Uji testohet për disa lloje bakteresh apo për prezencën e metaleve radioaktive. 

Në vendin tonë ende nuk ka të dhëna të sakta mbi cilësinë apo pastërtinë e ujit të pijshëm.

Këto masa shpesh harrohen dhe njerëzit e marrin për të mirëqenë që uji është në standardet e duhura. Niveli i pastërtisë së ujit në vendet në zhvillim mund të jetë më i ulët. Në qoftë se keni ndërmend të udhëtoni në këto vende, duhet të keni kujdes ujin.

Disa nga bakteret e ujit mund të jenë:

Mikroorganizmat si: Xhardia, E.Coli, Legionela;Dezinfektantë si klori;

Materialet inorganike si cianidet, asbesti, mërkuri;

Materialet organike si stireni dhe benzeni;

Materiale radioaktive si radium dhe urani.

Uji i puseve gjithashtu mund të kontaminohet me disa ndotës si për shembull:

Gazi natyror ose vaji makinës;

Pesticide;

Mbetje nga kafshët;

Kimikate si nitratet dhe radoni;

Përderisa ne varemi nga uji i pijshëm, është e rëndësishme që të dimë se ç’ndodhet në brendësi të tij.