MENU
klinika

Grindje për Brexit

Si shkoi samiti i BE në Salzburg?

20.09.2018 - 15:22

Udhëheqësit evropianë ditën e sotme kërkuan një frymë të re kompromisi lidhur me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, kur u takuan  për të diskutuar rreth marrëveshje që ata duan të nënshkruajnë deri në mes të nëntorit.

Theresa Maj, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, tha në një takimi joformal të BE në Salzburg të mërkurën në mbrëmje, se ajo nuk mund të pranonte ndonjë marrëveshje që ndante vendin e saj në dy territore doganore, Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Fjalimi i znj. May gjatë darkës së 10 majit ilustroi edhe një here konfliktet që mbeten midis dy palëve. Por, të enjten, duke se pati një lloj pajtimi.

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, tha se May thjesht po bën punën e saj.

Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë tha: “Mendoj se të dyja palët janë të vetëdijshme se do të arrijnë një zgjidhje vetëm nëse merren vesh me njëri tjetrin”.

Ndërkohë kancelarja Angela Merkel kërkon respekt e bashkëpunim për realizimin e Brexit, në një kohë që kryeministrja britanike, Theresa May kërkon më shumë lëshime nga europianët.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi respekt të dyanshëm për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Megjithëse gjatë takimit negociatorët u përpoqën të shpreheshinn me diplomaci, ka zëra se mes Michel Barnier, negociator i BE dhe negociatorëve britanikë ka grindje. Në Britani, ministri për Brexit, Dominic Raab vazhdon t’i sulmojë ashpër qëndrimet që po mban BE.

Xavier Bettel, kryeministri i Luksemburgut, tha se duhej të kishte kompromis në të dy anët.

Të enjten, Simon Coveney, zëvendëskryeministri i Irlandës, i bëri thirrje zonjës May të arrijë një marrëveshje me BE mbi kufirin, duke thënë se Dublin donte vetëm të ruante status quo-në në kufi.

27 udhëheqësit e BE-së, përveç zonjës May, u takuan për të diskutuar strategjinë e tyre për arritjen e një marrëveshjeje Brexit përpara një samiti të posaçëm në Bruksel, në mes të nëntorit.

Ish ministri konservator Mike Penning, i tha Telegrafit të enjten se plani i kryeministres për Brexit ishte “i vdekur”.

Megjithëse udhëheqësit e BE duan të ndihmojnë znj. May, ekziston gjithashtu një vendosmëri për të mos shkelur parimet e BE-së vetëm për një marrëveshje. “Ne kemi parime shumë të qarta lidhur me integritetin e tregut të vetëm dhe lidhur me kufirin irlandez”, tha Emmanuel Macron, president i Francës.

Ndërkohë në samit kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk përmendi edhe çështjen e migracionit. “Vendet anëtare duhet të përqëndrohen tek zgjidhja e problemeve aktuale me migrantët. Nuk duhet të përdorim situatën për lojëra politike” u shpreh ai.

Për të ndalur migrimin nga Deti Mesdhe dhe punën e bandave të trafikantëve, kancelari austriak, Sebastian Kurz kërkoi forcimin e Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve Frontex. Komisioni Europian ka bërë një propozim se si do të financohen 10.000 punonjës të policisë që do të punojnë për Frontex. Por Kurz pranoi se Italia, Greqia dhe Spanja kanë rezerva për shkak se i tremben kufizimit të sovranitetit. Edhe Viktor Orban, kryeministri hungarez mjaft i komentuar në Europë nuk i përkrah shumë planet për forcimin e Frontex-it. “Kjo është puna jonë”, nuk kemi nevojë për ndihmë nga Frontex”, tha Orban.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN