Shumica e fëmijëve dëgjojnë prej momentit të lindjes.
Ata mësojnë të flasin duke imituar tingujt përreth dhe zërat e prindërve të tyre dhe kujdestarëve. Por rreth 2 ose 3 nga çdo 1.000 fëmijë në Shtetet e Bashkuara lindin të shurdhër ose me vështirësi dëgjimi. Më shumë humbasin dëgjimin e tyre më vonë, gjatë fëmijërisë.
Bebet duhet të kenë një shqyrtim dëgjimi përpara se të jenë një muajsh. Nëse fëmija juaj ka një humbje të dëgjimit, është e rëndësishme të shqyrtojmë përdorimin e aparateve të dëgjimit dhe opsioneve të tjera të komunikimit në moshën 6 muaj.
Kjo është për shkak se fëmijët fillojnë të mësojnë gjuhën shumë kohë përpara se të flasin. Problemet e dëgjimit mund të jenë të përkohshme ose të përhershme. Ndonjëherë, infeksionet e veshit, lëndimet ose sëmundjet janë ato që prekin dëgjimin.
Nëse fëmija juaj nuk dëgjon mirë, kërkoni ndihmën e mjekut.
Infeksionet e veshit janë arsyeja më e zakonshme që prindërit e çojnë fëmijën e tyre te mjeku. Tre nga katër fëmijë do të kenë të paktën një infeksion të veshit në ditëlindjen e tyre të tretë. Edhe të rriturit mund të marrin infeksione të veshëve, por ato janë më pak të zakonshme.
Infeksioni zakonisht ndikon në veshin e mesëm dhe quhet ‘medi otitis’. Tubat brenda veshëve bllokohen me lëngje dhe mukus. Kjo mund të ndikojë negativisht në dëgjim sepse tingujt nuk mund të kalojnë përmes gjithë atyre lëngjeve.
Nëse fëmija juaj nuk është mjaft i rritur për të thënë, “Më dhemb veshi“, këto janë disa simptoma për ta dalluar:
• Zhurma në vesh;
• Qan më shumë se zakonisht;
• Rrjedhje e lëngjeve nga veshi;
• Pagjumësi;
• Vështirësitë e përpunimit të tingujve;
• Probleme me dëgjimin.
Mjeku juaj do të diagnostikojë një infeksion të veshit duke parë brenda tij me një instrument të quajtur otoskop. Shpesh, infeksionet e veshit largohen vetë. Mjeku juaj mund të rekomandojë ilaç kundra dhimbjes.
Infeksione të rënda dhe infeksione te foshnjat e reja mund të kërkojnë antibiotikë. Fëmijët që marrin infeksione shpesh mund të kenë nevojë për kirurgji për të vendosur tuba të vegjël brenda veshëve të tyre.
Tubat lehtësojnë presionin në vesh në mënyrë që fëmija të dëgjojë përsëri.