MENU
klinika

Malësi e Madhe-Shkodër

S’ka marrëveshje, s’ka ujë për 4 mijë banorë

12.09.2018 - 15:31

Fshati Grudë e re, i pozicionuar pak kilometra larg Shkodrës, komuniteti i banorëve me ndarjen e re i ka kaluar në ngarkim Bashkisë së Shkodrës por pavarësisht kësaj, ndarja e re territoriale nuk është reflektuar tek furnizimi me ujë të pijshëm, për të cilin Bashkia e Malësisë së Madhe, si furnizuesja e deridjeshme me ujë e banorëve të fshatit, nuk ka arritur në një marrëveshje me Bashkinë e Shkodrës për ndryshimimet në rrjet. Banorët tregojnë se ky mosrakordim në nivel vendor i ka lënë 4 mijë familje pa ujë prej 1 vit e gjysëm.

“Kemi një vit e gjysmë që jemi pa ujë të pijshëm. Vite më parë, nisën punimet, u ndërtua rrjeti i ujësjellësit dhe papritur uji u ndërpre. Arsyetimi është se ujësjellësi është në një tjetër bashki dhe nuk mund të furnizohemi. Bashkitë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe vuajmë ne. Duhet të ecim 1 orë çdo ditë për të marre ujin e puseve por edhe ai nuk është i shëndetshëm.” – tregon një nga banorët.

“Unë jam invalide dhe nuk mund të eci për të marrë ujin disa kilometër larg. Jam detyruar që ta blej për të gatuar e për të larë dhe në muaj shpenzoj rreth 50 mijë lekë vetëm për ujin. Unë 100 mijë lek marr kemp si invalide. Patjetër që duhet që bashkitë të gjejnë një zgjidhje”.

Në stinën e verës gjendja është edhe më shqetësuese pasi puset shterrojnë. Pavarësisht ankesave të shumta që banorët e Grudës kanë bërë ende as bashkia e Shkodrës dhe as ajo e Malësisë së Madhe nuk japin asnjë sqarim apo zgjidhje.

Përgatiti: K.Zh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Familja debitore për OSHEE-në

I ndërpritet energjia familjes me 2 kontrata