10.09.2018 - 19:44
Në orën 20:45, në “Hamden Park” të Glasgoë, Skocia dhe Shqipëria do të provojnë forcën në ndeshjen e dytë për ekipin tonë në Ligën e Kombeve, të parën për vendasit.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim, nga një fitore në shtëpi ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa skocezët vijnë nga një humbje 0-4 në miqësore ndaj Belgjikës.
Sa i përket formacioneve, Panucci ka vendosur të rrezikojë disi, duke lënë në stol më të mirin e takimit me Izraelin, Migjen Basha. Edhe Hyka është në stol për këtë takim, ndërkohë që në fushë do të jenë nga minuta e parë Lilaj e Ndoj.