MENU
klinika

Detajet

Sot nis aplikimi i tarifës për Rrugën e Kombit, pagesat për çdo kategori

17.09.2018 - 08:50

Duke nisur nga sot, 17 shtator do të nisë aplikimi i tarifës në autostradën Milot-Morinë. Pavarësisht kundërshtive që hasi ky vendim, ku pati edhe protesta të dhunshme që solli në arrestimin e disa qytetareve, qeveria nuk u tërhoq.

E teksa ishte paralajmëruar prej ditësh fillimi i pagesës, pranë sportelit janë parë edhe forca policie të pranishme për të evituar çdo incident.

Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Siç është bërë e ditur edhe më herët, invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër.

Më poshtë, janë tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, për kalimin në këtë aks.

rruga-e-kombit
rruga-e-kombit

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.

Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota do të paguajnë 1490 lekë. Kamionë të mesëm dhe autobus të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë. Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesist e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit:

Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje.

Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje.

Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.