MENU
klinika

Alarmi

Specialistët: Po zhduken bimët medicinale

25.09.2018 - 12:35

Libohova është një prej zonave më në jug të Shqipërisë ku mbledhja e bimëve mjekësore vlerësohet si i vetmi burim të ardhurash jetese për 25-30 të familjeve që merren me këtë aktivitet.

Zonat natyrore me kushte klimaterike ofrojnë sherebel mali të cilësisë së lartë,caj,rigon apo edhe të tjera bimë aromatike që eksportohen kryesisht drejt Shteteve të Bashkuara. Petrit Tosuni, ka mbi 50 vite që merret me mbledhjen e këtyre bimëve dhe sot ai konsiderohet një ekspert në këtë fushë falë përvojës së fituar. Ai thotë se ky aktivitet ka qënë i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij.

Problem thotë Petriti është fakti se bimët mjekësore në gjendje të egër kanë ardhë duke u pakësuar dhe kjo si pasojë e keq mbledhjes së tyre nga ana e shumë individëve që përpiqen të sigurojnë të ardhura, por që kanë shkaktuar mjaft dëme pasi jo vetëm që i shkulin këto bimë me gjithë rrënjë por edhe jashtë periudhës kohore.

Krahasuar me vitet e mëparshme sasia e bimëve medicinale apo aromatike është ulur ndjeshëm.Mjaft qytetarë i shkulin dhe grumbullojnë ato pa patur parasysh asnjë lloj kriteri,ndërsa jo pak kanë ndikuar edhe vatrat e zjarreve”.

Hektor Shehu,një prej sipërrmarësve kryesor të zonës, pohon të njëjtin shqetësim. Hektori tregon se është kthyer në Shqipëri pas 8 vitesh emigrim në Angli dhe ka fituar përvojë në këtë fushë,por që sipas tij mënyra si aplikohet ajo në vendin tonë është krejtësisht e gabuar.

Janë kryer shumë trainime mbi mënyrën si duhet të mblidhen bimët por askush nuk i zbaton, ndoshta fare pak prej tyre.Qeveria qëndrore por edhe strukturat lokale duhet të promovojnë mbrojtjen e këtyre bimëve pasi kështu do të cënonte ndjeshëm edhe të ardhurat për mjaft familje jo vetëm në Gjirokastër,por edhe Përmet e Tepelenë, ku nivelet e jetesës janë tepër të ulta.

Por Shehu do të shkonte edhe me tej:

kolana e librave

Në një të ardhme shumë të afërt mendoj se këto bimë nuk do të ekzistojnë më, nëqoftëse vazhdohet me këto ritme të cilat po i shkatërrojnë bimët medicianle.Dëmi do të jetë i gjithëanshëm dhe kolosal.

Ligji shqiptar parashikon mbrojtjen e një liste bimësh mjekësore apo aromatike, si dhe kriteret e mbledhjes së tyre, por mesa duket ky ligj në terren nuk gjen zbatim. Sipas Tosunit dhe Shehut strukturat e shërbimit pyjor duhet të kryejnë më tepër kontrolle dhe të parandalojnë këtë masakër.

Ndërhyrja e strukturave shtetërore është e vetmja rrugë shpëtimi për atë që ka mbetur apo mundësisë për gjenerimin e bimëve” thonë ata.

Ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm për Qarkun Gjirokastër, thotë specialisti pranë Drejtorisë së Bujqësisë Balil Bineri. ”Krahas bimëve në gjendje të egër në mjaft zona fermerët kanë filluar të kultivojnë në kushte klimaterike të përafërta rigonin,gjë e cila ka dhënë rezultat dhe madje ata kanë shtuar sipërfaqet e mbjella”Por ama jo e njëjta gjë mund të thuhet për sherebelën thotë Bineri ku cmimi i saj varion nga 200 deri 400 lekë për kg:

“Ishte një rast ku fermerët dështuan pasi fara nuk ishte në cilësinë e sherebelit të malit,e për pasojë ajo nuk u tërhoq nga eksporti.”

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi menaxhimin e ekosistemit Shqipëria po përballet me nivelin më të lartë të humbjes së kësaj bimësie që është nga më të rrallat në Europë dhe më i rrezikuari është caji i malit që ka shënuar humbje gati 50 % gjatë 20 viteve të fundit.

E.B