MENU
klinika

72 vjeç, por nuk ndalet

Stërvitja ekstreme e Stallone-s për “Rambo 5”

14.09.2018 - 13:01

Së shpejti nis xhirimet dhe jam shumë i emocionuar…Bota mund të ndryshojë por jo ai. Asgjë nuk ka përfunduar”.

Me këtë fjali, vetëm pak ditë më parë, Sylvester Stallone dha lajmin e madh për fansat e tij se do të rikthehet në rolin e John Rambo në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”.

Por edhe pse në moshën 72-vjeçare, aktori legjendar e ka më shumë se seriozisht angazhimin e tij në këtë rol dhe këtë e tregon më së miri një video e shpërndarë së fundmi.

Sylvester Stallone dhe Mark Wahlberg kanë nisur stërvitjen intensive për të qenë në formë të shkëlqyer fizike për xhirimet e filmave të tyre të rinj “Rambo 5” dhe “The Six Billion Dollar Man”.

Të dy yjet e filmave aksion kanë treguar regjimin e tyre në rrjetin social “Instagram”, gjatë përgatitjeve për xhirimet. Një stërvitje ekstreme për të qenë sa më të gatshëm për rolet e reja.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?