Menu

Drejt mbylljes 3 degë

Studentet braktisin Universitetin e Shkodrës

14.09.2018

200 studentë më pak se sa një vit më parë janë regjistruar deri më tani në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodres. Vetëm 44 % e studentëve kanë zgjedhur këtë universitet dhe ky është një lajm i keq edhe për Shkodrën, që njihet nder vite si një qytet arsimdashes. Rektori Adem Bekteshi thotë se studentët janë ndëshkuar nga ndryshimet në ligj për degën e mësuesisë:


“Vendimi numër 216, i Këshillit të Ministrave i këtij ka prekur në nivel mesatareje 16 programe studimi të mesuesisë që ofron universiteti, dhe këto studentw rezultojnë më pak të regjistruar në këto programe. Gjithsesi ne presim që në fazën e dytë të kemi të tjera regjistrime. Dega e studimit Fizikë, nuk u hap as këtë vit. Nuk ka nxënës të regjistruar prandaj jemi detyruar ta mbyllim. Të njejtin fat duket se do të kenë edhe degët e Pedagogji Muzikore dhe Grafike – Pikturë.”

Në raundin e parë vetëm degët mami dhe edukim fizik e sporte kanë kërkesë 100%, infermieria 97%, anglishtja, financë kontabilitet dhe fizioterapia me afro 70%, ndërsa degët e tjera përveç juridik dhe administrim biznes janë nën 50%.

Përgatiti: K.Zh.